Berisha ka një Shërbim Informativ të Partisë?

Postuar në 15 Maj, 2013 03:47

“Një udhëtim në dhomat e fshehta të pushtetit brenda PD-së” – e quan e përditshmja DITA një raportim të gjatë botuar në numrin e sotëm, ku flitet mbi grupimet brenda PD-së dhe disa struktura paralele me institucionet e shtetit nën kontrollin e Berishës. Një prej këtyre është SHIP – shkruan gazetari Habjon Hasani dhe shpjegon:

“Në vitet e opozitës ky shërbim drejtohej nga Gjergj Lezhja, një njeri shumë i respektuar në radhët e PD-së, i qetë, diskret dhe efiçent. Me kalimin e Lezhjës në punë me kohë të plotë si Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrit Berisha, fillimisht u mendua se SHIP-i komandohej dhe i ishte besuar Flamur Nokës. Por në fakt njeriu që duket se ka zëvendësuar Lezhjën është një emër jo dhe aq i rrahur në publik. Ai quhet Albert Avduli, me një të kaluar të vjetër në strukturat e demokratëve, i sprovuar, aktualisht është zv.drejtor në Tatime. Në kohën kur PD-ja ishte në opozitë, SHIP-i mblidhte informacion që i servirej Berishës që nga dosjet e korrupsionit e deri tek veset e drejtuesve lokalë të PD-së. Sot SHIP-i është investuar në vjeljen e informacioneve në lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve të PD-së dhe drejtuesve shtetërorë. Kjo është një strukturë që drejtohet drejtëpërdrejt dhe vetëm nga Berisha. Një tjetër faktor me peshë në PD dhe që njësoj si SHIP-i kontrollohen drejtëpërdrejtë nga Berisha janë ato që zyrtarët e kësaj partie i etiketojnë si “grupet e zjarrit”. Evidentohen dy të tilla. Njëri grup janë rrjeti i njerëzve që kontrollohen nga Agron Kuliçaj, i cili sot është Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Grupi tjetër është ai i drejtuar nga Arben Sefgjini , ndonëse më pak influent se grupi i parë. Njohës të afërt të situates brenda PD tregojnë se megjithëse si kryeministër ka një axhendë tejet të ngjeshur, Berisha ruan me të njëjtin intensitet marrëdhëniet dhe këmbimin e informacioneve me këto struktura dhe orienton drejt tyre punët më të rëndësishme...a.n.

 

http://gazetadita.al/15-maj-2013/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.