Arkiv-Lajme

Ilir Meta flet për 21 janarin, “ngarjen e dhunshme ndaj institucioneve” dhe për drejtësi ndaj “4 viktimave të tragjedisë”

Postuar në 18 Maj, 2013 03:40

Gjatë emisionit Tonight me Ilva Taren në Ora News, Ilir Meta e ka konsideruar 21 janarin si një “ngjarje e dhunshme ndaj institucioneve”, frazë e përforcuar sot në titujt e gazetave pranë maxhorancës. Qëndrimi i Metës, edhe pse i matur, duket se favorizon një thellim të hetimeve ndaj ngjarjes së përfolur, sidomos kur përsërit më se një herë që drejtësia duhet të vihet në vend për viktimat, pa ndërhyrjen e politikës.

Shënim: Çfarë po ndodh me Italinë

Postuar në 17 Maj, 2013 15:46

Javën e shkuar, në sheshin kryesor të qytetit tim, buçiste zëri i Silvio Berlusconit. Nën tingujt e hymnit zyrtar të partisë (me titull dhe refren “shyqyr që Silvio është me ne”), miliarderi plak ulëriste kundër prokurorisë dhe gjykatës së Milanos. Por nuk është ky problemi real i vendit. Statistikat e fundit të shpallura nga organet zyrtare përshkruajnë një Shtet në rënie të vrullshme ekonomike dhe sociale. Le të analizojmë me radhë (dhe pa dorashka) shifrat. Gjatë pesë viteve të fundit Italia ka humbur pothuajse 8% të GdP-së dhe prodhimi industrial ka rënë në masën shokuese prej 28%.

Sponsori i Eurovizionit, një ndihmës skandaloz i diktaturave postsovjetike - shkruan media suedeze

Postuar në 17 Maj, 2013 13:07

TeliaSonera është nën hetime, pasi ka paguar qindra miliona dollarë ryshfete për regjimin uzbek, në këmbim të qasjes në tregun e telefonave mobilë të këtij vendi. Ajo po ashtu akuzohet se u ka siguruar qeverive në Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Kazakistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan qasje të pakufizuar në regjistrimet e telefonave privatë – informacione të cilat janë përdorur për të bastisur dhe ndjekur penalisht kundërshtarët politikë.

Sa ka fituar Shqipëria nga turizmi kulturor, sipas Open Data

Postuar në 17 Maj, 2013 11:57

Muzeu më i vizituar në Shqipëri rezulton Muzeu Historik Kombëtar me 1 037 589 vizitorë vendas dhe 9 668 vizitorë të huaj. Nga këto vizita janë gjeneruar 2 778 480 lekë të ardhura. Pas tij numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2012 e ka pasur Butrinti me 41 802 vizitorë vendas dhe 38 730 vizitorë të huaj. Të ardhurat nga vizitorët në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit arritën shifrën e 30 140 650 lekë duke tejkaluar dhe të ardhurat e gjeneruara nga Muzeu Historik Kombëtar.

Nuk jemi pjesë e negociatave - thotë Sequi për KQZ-në

Postuar në 17 Maj, 2013 09:18

Kryevëzhguesja e ODIHR, Conny McCormack ka zhvilluar takimin e saj të parë me shefin e delegacionit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Pas takimit Sequi bëri disa deklarata për median. Top Channel e pyeti ambasadorin Sequi rreth përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe vetë BE-së, për të zgjidhur ngërçin ku ka hyrë KQZ pas dorëheqjes së tre antarëve.

Hungaria drejt humbjes së të drejtës së votës në BE?

Postuar në 17 Maj, 2013 09:09

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të marrë hapa për të pezulluar të drejtat e Hungarisë për votë, pas ndryshimeve kushtetuese që janë përcjellë me kritika të forta. Në një raport me 29 faqe të publikuar dje, Human Rights Watch argumenton se ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Hungarisë si dhe masa të tjera ligjore po minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e medias.

Baze tregon disa detaje nga raporti 'Berisha - këshilltari Pollo' në ‘96-‘97

Postuar në 17 Maj, 2013 07:45

Mero Baze duke shkruar për antiamerikanizmin në ringjitje të Berishës tregon në editoralin e tij të fundit disa episode nga raporti Berisha-Pollo në vitet 1996-1997 kur Berisha ishte në luftë të hapur me SHBA. “Detyra e tij dhe atëherë ishte banale. Hapte ndonjë libër biografik, gjente ndonjë shprehje ose batutë që duhet t’ia rekomandonte Berishës, merrte një letër ngjitëse të verdhe, e vendoste mes fletëve dhe ia çonte në zyrë – shkruan Baze dhe detajon:

Puna e muxhahedinëve u vendos në takimin me Clinton – shkruan VOA dhe bën një biografi të ‘tradhëtarëve’

Postuar në 17 Maj, 2013 07:32

Dy muaj më parë gjatë një takimi në Tiranë me Zëvendës Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Cështjet e Lindjes së Afërt,  Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler, kryeministri Sali Berisha bëri të ditur vendimin  për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga kampi Ashraf i Irakut.

Rama do jetë në Vlorë sot në orën 18.00; por fillimisht u dërgon vlonjatëve “ca emocione të vetat”

Postuar në 17 Maj, 2013 06:53

Kreu i socialistëve, Edi Rama ka sot në orën 18.00 takimin elektoral me vlonjatët, dhe i ka dhënë dum punës ta presë (apo të përgatisë të tjerët për) këtë takim në një mënyrë, që di ta bëjë mirë. Ka shkruar diçka në blogun e vet, së cilës i ka dhënë një ngjyrim shumë emotiv. E fillon duke thënë se “si asnjëherë në rrugën e jetës sime politike, ndjehem i emocionuar si të isha përpara provimit më të vështirë të matures; kam shumë gjëra për të thënë për Vlorën dhe më duket sikur nuk do di t’i them”.

Bardhyl Londo bën mea culpa që s’e ka mbrojtur Kadarenë në vitin e largët 1982

Postuar në 17 Maj, 2013 04:30

Poeti e shkrimtari Bardhyl Londo ka shkruar një libër kujtimesh me titullin ‘Jeta që na dhanë’. Agron Gjekmarkaj ka bërë një koment mbi këtë libër, dhe e ka publikuar tek Panorama e sotme. “Qysh në fillim shkrimtari ka bërë një betim pothuaj mbi bibël: ai shpall se çdo gjë që thotë është e vërtetë dhe vetëm e vërtetë”, na bën me dije studjuesi i letërsisë, Gjekmarkaj, të cilit i ka tërhequr vëmendjen më së shumti mea culpa e Londos lidhur me në ngjarje të dia dekadave më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme