Shënim: Çfarë po ndodh me Italinë

Javën e shkuar, në sheshin kryesor të qytetit tim, buçiste zëri i Silvio Berlusconit. Nën tingujt e hymnit zyrtar të partisë (me titull dhe refren “shyqyr që Silvio është me ne”), miliarderi plak ulëriste kundër prokurorisë dhe gjykatës së Milanos. Por nuk është ky problemi real i vendit. Statistikat e fundit të shpallura nga organet zyrtare përshkruajnë një Shtet në rënie të vrullshme ekonomike dhe sociale. Le të analizojmë me radhë (dhe pa dorashka) shifrat. Gjatë pesë viteve të fundit Italia ka humbur pothuajse 8% të GdP-së dhe prodhimi industrial ka rënë në masën shokuese prej 28%. Më pak industri domethënë më pak punësim: 35% e të rinjve nën moshën 30 vjeç janë aktualisht duarkryq. Vitin e kaluar kredidhënia për familjet është tkurrur prej 27% dhe gjallëria e tregut të pasurive të patundshme është gati përgjysmuar (-40%). Konsumi i brendshëm ka rënë prej 5% (në raport me vitin 2007) dhe paratë në dispozicion të familjeve për shpenzimet ditore janë reduktuar prej 9,2% (sipas Bankës Qëndrore Italiane). Evazioni fiskal çmohet të ketë kapur shifrën e 130 miliardë euro në vit dhe korrupsioni i kushton xhepave të qytetarëve rreth 60 miliardë euro për një total prej 190 miliardë eurosh vjetore që qarkullojnë në tregun e zi.
Kjo është Italia e sotme, këto janë numrat e një krize pa fund e cila është së pari strukturore dhe që po mbyt edhe nervat më vitale të ekonomisë. Por egziston diçka që nuk mund të shpjegohet me shifra, por që ndihet në jetën e përditshme, vëzhgohet nëpër fytyrat e kalimtarëve, nuhatet në klimën sociale. Italia ka humbur besimin i cili është motorri i çdo hapi përpara të një kombi. Italianët nuk kanë më besim tek klasa politike aktuale, tek Bashkimi Europian, tek monedha e përbashkët. Drita në fund të tunelit nuk po shfaqet dhe errësira është akoma e padepërtueshme. Ndërkohë që shtëpia e përbashkët po digjet dhe asnjë zjarrfikës s’po duket në horizont, politika, mbyllur në kullën e saj të fildishtë, vazhdon të krehë flokët e pakët që i kanë ngelur mbretit plak. E.Xhanari
Comments
Po c'jane keta artikuj te

Po c'jane keta artikuj te posther socialiste more, po ku jemi keshtu ne more. Po a nuk esthe demokracia kapitaliste e omer si hallva? Amani or mos e shani Berluskonin se ai e ka bare Itali prej verteti. Po ckeni ore me industrine italane, ajo eshte dhe do te jete industria me e bukur ne bote. Po pse per nje pordhe qe i shpetoi Berluskonit, ju do mbushni gazetat me kritika te ngjajshme si ato qe bente socializmi i poshter dhe maskara? Mos e mallkoni kapitalizmin or te mallkuar se do ta kerkoni dhe nuk do ta gjeni me.

Fiks si shqiptaret, askush

Fiks si shqiptaret, askush nuk ka me besim.

"Çfarë po ndodh me Italinë" -

"Çfarë po ndodh me Italinë" - Pyetni Rubi-Rubacuoren

Add new comment