Baze tregon disa detaje nga raporti 'Berisha - këshilltari Pollo' në ‘96-‘97

Postuar në 17 Maj, 2013 07:45

Mero Baze duke shkruar për antiamerikanizmin në ringjitje të Berishës tregon në editoralin e tij të fundit disa episode nga raporti Berisha-Pollo në vitet 1996-1997 kur Berisha ishte në luftë të hapur me SHBA. “Detyra e tij dhe atëherë ishte banale. Hapte ndonjë libër biografik, gjente ndonjë shprehje ose batutë që duhet t’ia rekomandonte Berishës, merrte një letër ngjitëse të verdhe, e vendoste mes fletëve dhe ia çonte në zyrë – shkruan Baze dhe detajon:

 “E akuzonin fjala vjen amerikanët (Berishën) se po përdorte dhunë në fushatë, Pollo i shkruante në një copë letër se në SHBA janë vrarë presidentë në fushatë. I dërgonin ambasadoren Glover për vëzhguese, ky i tregonte në një letër të nënvizuar se kjo kish lidhje me dikë që kish qenë zëdhënës i Dukakisit, dhe ky i fundit meqë kish origjinë greke, ia kishin dërguar grekët... Dhe duke përdorur etjen e Berishës për pushtet dhe ekzaltimin e tij nga konflikti me SHBA, shpresonte se po ia arrinte ta çonte drejt asgjësimit. Më 14 mars të vitit 1997, kur Berisha po gdhihej në presidencën e rrethuar nga të shtëna armësh, kur fëmijët e tij ia kishin mbathur në Itali dhe gruaja ishte fshehur tek një i afërm i vet nga periferia e Tiranës, tre zyra para se të hyje tek Sali Berisha, Genc Pollo rrinte e ekzaltuar në tavolinën e tij, vetëm, i shtrirë me këmbë mbi tavolinë, duke përjetuar gjithë emocion produktin e cinizmit të tij si “këshilltar” anti-perëndimor i Berishës dhe përfitues i kësaj beteje. Kushdo që kalonte para zyrës së tij, e mban mend këtë skenë dhe sidomos kur e pyesnin se ku ishte Berisha. Brenda është, thoshte duke buzëqeshur gjithë tinëzari, ndërkohë që Berisha nga frika kish fikur dritën e zyrës dhe rrinte ne errësirë duke bërë telefonata haluçinante...” a.n.

 

http://www.gazetatema.net/web/2013/05/16/antiamerikanizmi-ti...

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Hahahahaah</p><p>O Mero ti je duke pare halucinacione me keto qe thua</p><p>hahahahaha sa kom qesh. Ah me Mero mos vdeksh kurre sa per te qeshur me ke bere</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.