Topi nuk e refuzon apriori idenë e pjesëmarrjes në një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve

FRD-ja ka shumë shpresa që të marrë një deputet (ndoshta dhe dy, thonë ca optimistë në radhët e saj) në qarkun e Durrësit, dhe këtë shpresë e bazojnë më së pari tek dy kandidatët e saj që janë të parët në listë: Gazmend Oketa dhe Sami Gjergji. Topi ka qenë dje në qarkun e Durrësit, më saktë në fshatrat e Durrësit, dhe aty, krahas mbështetjes që ka kërkuar për kandidatët e vet, ka lënë dhe një derë të hapur për pjesëmarrjen në një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve. Është hera e parë që e hap këtë derë. “Ne nuk e mohojmë mundësinë për koalicion, por ato do bëhen sipas kushteve tona, nëse do të kemi numrat e nevojshëm për të negocjuar një gjë të tillë”, ka thënë ai dje në Xhafzotaj. Dhe po aty ka folur për oferta parazgjedhore, që ai i ka refuzuar: “kanë kërkuar bashkëpunimin tonë në këmbim të vendeve të sigurta në parlament, por ne nuk i kemi pranuar”.
Topi është nga të paktët udhëheqës partie që vijon të flasë me “ne”. Të tjerët flasin me “unë”.
Re.Pu.
Comments
FRD eshte barriera e fundit

FRD eshte barriera e fundit qe ka mbetur kunder uzurpatoreve te pushtetit qe kane qeverisur keto 8 vjet, dhe atyre qe do qeverisin pas 23 Qershorit. Nje FRD e forte ne parlament, me numrat e mjaftueshem per te kushtezuar mazhorancen e ardhshme, eshte e vetmja garanci qe ngelet perkundrejt prepotences se Edi Rames dhe korrupsionit total qe ofron LSI ne qeverisjen e ardhshme. Nese edhe kjo garanci nuk mjafton, atehere ngelet veç anarkia dhe revolucioni per ta kthyer sistemin ne shinat e ligjshmerise.

realisht e beson kete Bard?

realisht e beson kete Bard?

Per Bamcen e ke o Bard? Qe se

Per Bamcen e ke o Bard? Qe se bashku me Nikun e AK e degjeneruan sistemin e drejtesise deri ne piken ku nuk mban me. Harrove qe Bamcen e rriti Saliu me duar e veta o derezi :) Pa Saliun do ishte thjesht nje tiranas i zakonshem qe ha pace mengjes per mengjes.

Atehere le t'ia japim te tera

Atehere le t'ia japim te tera Rames, se une tjeter zgjidhje nuk di te jap perpos shperndarjes se pushtetit ne favor te forcave te treta. Berisha gjyqesorin, prokurorine e presidentin, Rama&Meta ekzekutivin e parlamentin, dhe ja ku behet nje shtet i hajduteve qe kane 22 vjet qe plaçkisin Shqiperine. Riciklim plehrash mund te quhet kjo, por jo rotacion e shprese per nje qeverisje te hajrit.

Jane keto forcat e treta me

Jane keto forcat e treta me ne krye LSI e Ilir Metes qe e degjeneruan politiken shume me teper nga sa do te kishin bere PS dhe PD po te ishin vec vec

FRD ndoshta eshte nder te
FRD ndoshta eshte nder te paktat parti qe ka njerez te sakte, dhe Topi ka qene konsistent gjate gjithe ksaj kohe. I vetmi rrezik eshte qe a) duke qene parti e vogel votuesit kane frike se i "digjet vota", dhe b) mund t'ja vjedhin votat gjate numerimit se s'ka komisionere. Uroj te futen ne parlament, dhe te thone fjalen e vet.
Topi eshte nje demagog

Topi eshte nje demagog pervecse nje politikan i dobet, po hallall te gjitha mjafton qe eshte kunder Vicidolsit

Add new comment