Arkiv-Lajme

Është rënë dakord dje për miratimin e tre ligjeve; do ta mbledhin Kuvendin?

Postuar në 21 Maj, 2013 05:43

Berisha ka pranuar dje propozimin e Metës për miratimin e “tre ligjeve të integrimit në BE”, por të përditshmet nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje këtij lajmi. Dje ishte Meta që përsëriti ftesën: “Ajo që ne duhet të bëjmë nuk është diçka e jashtëzakonshme, duhet të bëjmë një kompromis fare të thjeshtë. Nuk e kuptoj në fakt se çfarë problemi i krijon ky kompromis z. Berisha. Ai thotë që do të fitojë, apo jo? Le t’i miratojmë këto ligje tani dhe ai mund t’i zbatojë vetë në shtator”, tha Meta.

Arabi Saudite: U pritet koka pesë vetëve, dhe pastaj kryqëzohen; kishin grabitur me armë

Postuar në 21 Maj, 2013 05:12

Pesë banorë të Jemenit janë kapur në Arabinë Saudite, si pjesëtarë të një bande, që në tentativat e tyre për të vjedhur e grabitur, kanë shkaktuar edhe viktima. Këtë e thotë agjencia zyrtare e lajmeve në Arabinë Saudite, Spa, por lajmi nuk mbaron këtu. Këtu vetëm fillon. Të pesë jemenitët janë dënuar me vdekje; më saktë, u është prerë koka në publik, në Jizan, në juglindje të vendit. Dhe më pas, janë kryqëzuar, dhe siç e kërkon riti i ekzekutimit, koka u është ngjitur para se të kryqëzoheshin.  

AK-ja s’është më lajm elektoral; është lajm vetëm për njerëzit që e braktisin

Postuar në 21 Maj, 2013 04:40

Me pak përjashtime, gazetat dhe televizionet nuk informojnë për fushatën e AK-së. Por AK-ja vetë është bërë lajm këto kohë jo për ngjarje elektorale, por për ngjarje të një natyre tjetër. Është bërë lajm për braktisjen që po i bëjnë drejtues të ndryshëm apo për shkrirjen e anëtarësisë në qytete të caktuara. I fundit që e ka braktisur Spahiun është, sipas Temës online, Mystehak Xhemali, Sekretar për Kulturën dhe Artin në AK-në (sa shumë departamente paska pasur kjo lëvizje!). Ky i fundit në letrën e dorëheqjes thotë se nga partia është larguar truri dhe shtylla kurrizore e AK-së.

Rama flet për marrëveshjen me ish kryeministrin britanik: Tony Blair nuk është Tony Podestá

Postuar në 21 Maj, 2013 04:05

Media shqiptare i ka bërë shumë jehonë, gjë që është e kuptueshme, lajmit të së përditshmes britanike the Sunday Telegraph, një motër e vogël e së famshmes the Daily Telegraph, një gazetë konservatore, ku flitej mbi një kontratë bashkëpunimi mes kryeministrit të shkuar britanik Tony Blair dhe kryeministrit të ardhshëm shqiptar Edi Rama (ky ishte një nga mesazhet e shkrimit të gazetës londineze). Dhe në terma financiarë, thosh gazeta britanike, kjo kontratë do të vlejë disa milionë stërlina.

Shënim: Pjesëmarrje e lartë e kuksianëve në votim…

Postuar në 21 Maj, 2013 04:03

Sipas të dhënave të Censusit 2011 për qarqet, të publikuar ditët e fundit, rezulton se popullsia në moshë votimi që banonte në Shqipëri në vitin 2011 ishte 2,060,324. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, 1,586,807 zgjedhës morën pjesë në votimin e 8 majit 2011. Pra i bie që rreth 77% e popullsisë në moshë votimi që banonte në Shqipëri në vitin 2011 të ketë marrë pjesë në zgjedhje.

Ia vlen gjithë kjo zhurmë për kryeministrin e ardhshëm?

Postuar në 21 Maj, 2013 03:38

Gazetarëve u ka pëlqyer shumë fabula që ka për personazh Ilir Metën si kryeministër. Mbrëmë është folur për këtë ngjarje në të gjitha sitet online, në mbrëmje është diskutuar edhe në programin Shqip të Top-channelit, ku ishin të ftuar analistët Nazarko (Shpëtim), Minxhozi, Hoxha (Artan) dhe Krasniqi. Ndërsa sot është shndërruar në lajm kryesor në të gjtiha gazetat.

Berisha (ai që "nuk të fal për çështje nderi") ka kandiduar një të kërkuar për ngacmim të miturish në SHBA

Postuar në 21 Maj, 2013 03:18

E përditshmja DITA boton sot si kryeartikull të saj disa faksimile dokumentash mbi një skandal të lidhur me kryetarin e komunës së Prezës ku implikohet edhe kreu i PD-së dhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Një dokument i policisë së Ilinoisit dëshmon se në vitin 2002, kreu i sotëm i komunës së Prezës asokohe emigrant në SHBA është shpallur në kërkim për ngacmime seksuale ndaj një 16 vjecareje.

Tirana, kryeqyteti i tretë më i shtrenjtë i Evropës Qendrore e Lindore!

Postuar në 21 Maj, 2013 02:41

Shqipëria arrin të konkurrojë në Evropë të paktën në një gjë, në koston e lartë të jetesës. Informacioni vjen nga Banka e Shqipërisë, dhe bazë për këtë studim krahasues është çmimi i shtëpive. Sipas studimit Tiranës ia kalon vetëm Beogradi e Stambolli. Në Tiranë një shtëpi me 100m2 në qendër kushton sa 38.5 herë Prodhimi i Brendshëm bruto, ndërsa për të njëjtën hapësirë në qendër të Stambollit kushton sa 41.6 PBB, e në Beograd 55.8 herë sa PBB. Kryeqytetet e tjera të lindjes janë mjaft më të lira se Tirana.

Alketa Vejsiu ndjek modelin ‘Krasta’: bën apel për ndryshim

Postuar në 20 Maj, 2013 16:15

Në Konventën e elektorale të socialistëve ra në sy, përveç të tjerash, Alketa Vejsiu, e cila u duk fillimisht se do ish aty në rolin që ka demonstruar se di të bëjë, në atë të drejtueses së një spektakli, por s’u desh shumë kohë për të kuptuar se ajo ishte aty për të mbajtur qëndrime. Në fakt, mbajti një fjalë, me anë të së cilës e bëri të qartë se “do të votonte për Shqipërinë e Edi Ramës”, dhe se ky i fundit ishte i vetmi ministër kulture dhe i vetmi kryebashkiak spektakolar që ajo ka njohur, etj.

Nuk kam përgjigje të thjeshta - thotë Robert Hand duke tentuar të gjejë "ku i ka rrënjët polarizimi në Shqipëri"

Postuar në 20 Maj, 2013 15:17

Është e vështirë të thuash se ku i ka rrënjët polarizimi dhe mosbesimi në Shqipëri sot - thotë Robert Hand, një vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në Shqipëri, këshilltar i lartë politik i Komisionit Amerikan të Helsinkit, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Për të është e vështirë edhe të thuash "sesi mund të kapërcehet diçka kaq e theksuar". 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme