Arabi Saudite: U pritet koka pesë vetëve, dhe pastaj kryqëzohen; kishin grabitur me armë

Pesë banorë të Jemenit janë kapur në Arabinë Saudite, si pjesëtarë të një bande, që në tentativat e tyre për të vjedhur e grabitur, kanë shkaktuar edhe viktima. Këtë e thotë agjencia zyrtare e lajmeve në Arabinë Saudite, Spa, por lajmi nuk mbaron këtu. Këtu vetëm fillon. Të pesë jemenitët janë dënuar me vdekje; më saktë, u është prerë koka në publik, në Jizan, në juglindje të vendit. Dhe më pas, janë kryqëzuar, dhe siç e kërkon riti i ekzekutimit, koka u është ngjitur para se të kryqëzoheshin.
Në Arabinë Saudite, që është djepi i wahhabizmit (versionit më radikal të Islamit), kryqëzimi i të dënuarëve me vdekje nuk është hera e parë që ndodh. Ndërsa dënimi me vdekje është një praktikë e zakonshme. Është dhe ligji kuranik (Sheriati) që parashikon një dënim të tillë për krime të ndryshme, siç janë përdhunimi, apostazia (konvertimi në fe tjetër), grabitje me armë, homoseksualizmi, sodomia, tradhëtia bashkëshortore, trafiku i drogës, etj (Fotografia që shoqëron këtë shënim është një imitim i dënimit me vdekje i bërë nga grupe që janë kundër një praktike të tillë).
Re.Pu.
Comments
Ca thoni mer burr, arabia
<p>Ca thoni mer burr, arabia saudite djepi i vehabizmit...pff jeni mire nga trute apo jo? Minimumi konfirmojeni infon ose jeni keqdashes</p>
Arabia Saudite asht djepi i
<p><strong>Arabia Saudite asht djepi i Islamizmit</strong>,<em> i cili u perhap (me menyrate tyrne te dhunes) edhe ne trojet shqiptare.</em></p>
Add new comment