Ia vlen gjithë kjo zhurmë për kryeministrin e ardhshëm?

Postuar në 21 Maj, 2013 03:38

Gazetarëve u ka pëlqyer shumë fabula që ka për personazh Ilir Metën si kryeministër. Mbrëmë është folur për këtë ngjarje në të gjitha sitet online, në mbrëmje është diskutuar edhe në programin Shqip të Top-channelit, ku ishin të ftuar analistët Nazarko (Shpëtim), Minxhozi, Hoxha (Artan) dhe Krasniqi. Ndërsa sot është shndërruar në lajm kryesor në të gjtiha gazetat. Dhe raportimi është i plotë, dmth fillon me deklaratën e Naços në Berat, vijon me përgjigjet e Ramës e të Metës në Tiranë, me përgënjeshtrimin e Lefter Kokës në Durrës, me ripohimin e të njëjtës gjë në Berat nga Naço, e në fund shoqërohet me prononcime të shumë politikanëve të majtë. Madje, edhe të djathtët janë apasionuar ca si shumë pas këtij debati, duke e pranuar nënkuptimin e premisën mbi të cilën ngrihet debati, dmth humbjen e Berishës, gjë që e nënvizonte Nazarko (Mentor) në një koment të tijin mbi këtë argument, të publikuar te Panorama.

Pyetje: Ia vlen vallë gjithë kjo zhurmë për një çështje të tillë?

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

<p>Ia vlen o Mustafa ia vlen :) Nga Kaci te Naci eshte ceshtje diversioni e porositur. Nuk e kupton kaq gje? Dhe kjo gazeta qe ti citon Panorama spikat ne ushtrimin e sportit te diversionit politik. U dogj Kaci i shkret si karte, se na e shpifen cdo tri dite, interviste me Kacon :) Tani doli Naco (qe e nxjerrin te tjere). Ka shume shqipo qe ndihen mire brenda intrigave politike te katundit o Mustafa. Pyetja ime do ishte tjeter nga ajo qe beni ju: Ky Rama kaq naiv eshte ??&nbsp;</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Edhe Nacua nuk foli kot. Me siguri kokboshi Edi Rama ne aleancen e 1 Prillit duhet ti kete dhene fjalen krye-hajdutit te LSIse postine kryeministrit. Ndofta eshte marrveshje e fshehte midis kokbohsit Rama dhe koklopes hajdut te Skrap-arit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.