Arkiv-Lajme

Artan Lame denoncon politizimin e universiteteve

Postuar në 22 Maj, 2013 06:25

Është hera e dytë që Artan Lame, që kandidon për PS-në në qarkun e Beratit, denoncon në mënyrë dokumentare politizimin e skajshëm të shkollave dhe universiteteve, dhe venin e tyre në funksion elektoral të maxhorancës. Sot ai ka publikuar në facebook dy fotografi (njëra është kjo që shoqëron këtë lajm), dhe aty ka lënë një shënim të vetin: “Ky zotëria që shikoni duke folur është Astrit Veliaj, kandidat i PD-së në Berat. Këtu është duke zhvilluar sot një takim elektoral në ambientet e Universitetit të Beratit (shkelje flagrante e ligjit).

Al Jazeera, në mes të një skandali për një artikull kontrovers anti-semit

Postuar në 22 Maj, 2013 05:50

Al Jazeera, gjiganti arab i informacionit në anglisht, duket se ka qenë në prag të një skandali pas një editoriali mbi hebrenjtë dhe mbi bashkëpunimin e nazistëve me sionistët për të përzënë hebrenjtë nga Europa. Editoriali nga profesori dhe studiuesi i Lindjes së Mesme, Joseph Massad, i titulluar "The Last of the Semites" (“I Fundmi i Semitëve”), ishte shumë kontrovers: ai ngrinte çështjen e bashkëpunimit midis lëvizjes së hershme sioniste në Evropë dhe armiqve më të mëdhenj të hebrenjve, nazistëve, për të lehtësuar lëvizjen e hebrenjve jashtë Europës.

Ku janë Krasniqi dhe Biberaj? Divorci i tyre me FRD duket përfundimtar

Postuar në 22 Maj, 2013 04:55

Duket se plaga e rrjedhjeve nga partitë nuk ka reshtur ende. E fundit që mendohet se është goditur nga ky fenomen, është FRD-ja e Bamir Topit.

Gazeta Sot shkruan sot se Biberaj dhe Krasniqi, 2 nga themeluesit e FRD dhe nga eksponentët e njohur të së djathtës prej dekadash, nuk janë më në atë parti. Madje, gazta përdor termin “braktisin”. Marrëdhëniet e tyre të ndehura ishin vënë re që nga dalja e listave, por tashmë duket se divorci është final. Thuhet se pakënaqësia ka lindur për shkak të listave për deputetë, ku të dy politikanët nuk figuronin.

Fabula e opozitës me dy kandidatë për kryeministër përgënjeshtrohet; por medias i pëlqen kjo lojë

Postuar në 22 Maj, 2013 04:43

Lefter Koka është shprehur sërish mbi “dy kryeministrat”, e sigurisht që nuk flet me kokë të vet. Dje, ai u shpreh se “deklarata e Naços është personale; PS-ja është partia kryesore në koalicion, rrjedhimisht kryeministri është i saj”. Sot, në një intervistë për Panoramën, thotë të njëjtën gjë me fjalë të tjera: “Nëse dalim si forcë e parë brenda koalicionit fitues, atëherë kryeministri na takon neve”. Petrit Vasili, në një intevistë për Mapon, nuk thotë ndonjë gjë të ndryshme: “Është vota e popullit ajo që vendos se kush do të jetë kryeministri”.

KQZ-ja e gjymtuar po u fut frikën ndërkombëtarëve

Postuar në 22 Maj, 2013 04:14

Si do të zgjidhet çështja e KQZ-së? – ky është shqetësimi i vetëm që kanë sot për sot aktorët politikë e jo politikë. Ndërkombëtarët duket se e kanë shqetësim këtë punë më shumë se aktorët politikë në Tiranë, dhe për këtë janë duke lëvizur prapa kuintave. Mirëpo nuk kanë pasur rezultat. Dhe janë të pakta gjasat që të arrihet një rezultat. Berisha nuk ka dhënë shenja se mund ta anulojë vendimin anti ligjor që mori, ndërsa e majta as që e çon në mendje t’i zëvendësojë të ikurit, pasi kështu do të legjitimohej vendimi i Berishës.

Dosjet? Të digjen, propozon Erion Kristo

Postuar në 22 Maj, 2013 03:54

A ka përfunduar dekomunistizimi? Jo, sepse janë akoma “dosjet” që dalin në dritë herë pas here, kur i duhen politikës për ët trembur x-in e y-n.

Në editorialin e sotëm të Shqiptarja.com-it Erjon Kristo rikthen vëmendje te dosjet e komunizmit dhe propozon (imperativ kategorik) që duhen djegur të gjitha!

“Dosjet duhen djegur se nuk ka asgjë interesante brenda tyre për të parë”, shkruan Kristo, “thjesht qelb që qelb dynjanë. Në fakt shumë gjëra interesante janë zhdukur prej dosjeve, me kalimin e viteve. Pra, spastrimi ndërkohë ka funksionuar në mënyrë selektive”

Petrit Vasili as mohon as pohon për Ilir Metën Kryeministër: “Vendos populli”

Postuar në 22 Maj, 2013 03:15

Duket sikur LSI ka adoptuar linjën “as nuk mohojmë, as pohojmë” në lidhje me deklaratën e Nasip Naços që kërkoi Metën kryeministër. Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili, në një intervistë për MAPO-n sot thotë se “në mënyrë absolute fati e një partie a të një politikani e vendos vota e popullit. Vota e popullit në mënyrë të drejtë do të përcaktojë dhe fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve.” Deklarata për çka vendos “vota e popullit” ngjan e çuditshme kur në asnjë lloj analize shifrash a sondazhesh LSI nuk paraqitet e as ëndërrohet të jetë fituesja më e madhe në koalicionin opozitar.

KQZ shtyn shqyrtimin e referendumit për bashkimin Shqipëri-Kosovë paraqitur nga AK

Postuar në 22 Maj, 2013 02:11

 

Tentativës së AK për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes publike pas rrjedhjes së javëve të fundit të eksponentëve të saj, përfshirë dhe kapitalit të vet më të madh patriotik, Myslym Pashajt, KQZ i ka thënë “jo”.

Bëhet fjalë për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë, një nga pikat e programit të AK.

Shënim: Një paradoks në sondazhet e IPR Marketing

Postuar në 21 Maj, 2013 17:10

Në dy sondazhet e prezantuara sot nga IPR Marketing në Ora News, një për Qarkun Tiranë dhe një për të gjithë vendin, shumica e shifrave të paraqitura përputheshin me trendin e votave në të kaluarën. Koalicioni i Majtë, si në Qarkun Tiranë, edhe në rang vendi, ishte 2-3 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009. Ndërsa Koalicioni i djathtë ishte 4-5 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009.

IPR: Rreth 64 % e shqiptarëve po e ndjekin fushatën me pak interes ose nuk po e ndjekin fare

Postuar në 21 Maj, 2013 15:31

IPR Marketing ka prezantuar sondazhin e dytë, të realizuar për Ora News. Në sondazhin e dytë të IPR Marketing u intervistuan 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse. Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Marzhi i gabimit është 2.5 për qind. Intervistat janë kryer me telefon, 70 për qind me celularë dhe 30 për qind me telefona fiks – thonë organizatorët.

Pyetja se kush po e drejton fushatën elektorale në mënyrë më bindëse dhe efikase ka marrë si përgjigje:

36,3% Edi Rama dhe PS

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme