KQZ shtyn shqyrtimin e referendumit për bashkimin Shqipëri-Kosovë paraqitur nga AK

Tentativës së AK për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes publike pas rrjedhjes së javëve të fundit të eksponentëve të saj, përfshirë dhe kapitalit të vet më të madh patriotik, Myslym Pashajt, KQZ i ka thënë “jo”.
Bëhet fjalë për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë, një nga pikat e programit të AK.
KQZ e ka shtyrë shqyrtimin për 3 muaj pas zgejdhjeve, duke argumentuar me anë të një letre zyrtare, me numër protokolli 85/1, drejtuar grupit nismëtar, në datën 25 mars 2013, nga kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi. Në letër ajo sqaron se “në mbështetje të nenit 199, pika 2 të ligjit Nr.9087, datë 19.06.2003, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, deri tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Për sa më sipër, KQZ nuk mund të marrë në shqyrtim kërkesën tuaj për periudhën e caktuar në dispozitën e sipërpërmendur.”
k.c.
Add new comment