Arkiv-Lajme

Tufa: Haxhi Lleshi – vampir i komunizmit, dhe jubileu i 100 vjetorit të tij – jubileu i një vampiri.

Postuar në 23 Maj, 2013 07:05

 

Ky është mesazhi i Agron Tufës në një shkrim te Panorama sot për një nga njerëzit besnikë të Enverit, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshit.

Tufa, sjell copëra dokumentesh nga veprimtaria e “vampirit”, si psh një moment nga fjala e Lleshit drejtuar partizanëve kosovarë që u dërguan në thertoren e Tivarit të paaramtosur: “T’u bindeni shokëve jugosllavë! Të ulni kokën, të reflektoni e të bashkëpunoni me bindje, pa kushte, që të shlyeni fajin, se ju kosovarët jeni reaksionarë! Keni bashkëpunuar me pushtuesin dhe veglat e tyre!”

Në Turqi dënohen me burg intelektualët me akuzën për blasfemi

Postuar në 23 Maj, 2013 06:53

“Të përqeshësh një udhëheqës arab [është fjala për Muhametin, profetin e myslimanëve. Re.Pu.], që qindra vjet më parë ka pretenduar se ka kontaktuar privatisht me Allahun, dhe se prej këtyre kontakteve ai ka patur përfitime politike, financiare e seksuale nuk është një diskurs që ka të bëjë me urrejtjen. Përkundrazi, është një test i lirisë së shprehjes që duhet bërë në shkollat fillore”.

Në Londër situata është shumë e tendosur pas masakrimit të ushtarit britanik

Postuar në 23 Maj, 2013 06:15

Krimi i tmerrshëm në Londër, ky dy persona, me ngjyrë, myslimanë, të motivuar prej fanatizmit fetar, kanë masakruar në mes të ditës, me sopata e hanxharë në duar, një ushtar britanik që kish veshur një bluzë me mbishkrimin ‘Help for Heroes’ (është emri i një shoqate bamirëse që mbledh pará e ndihma për të gjithë britanikët e plagosur në luftrat e bëra pas 11 shtatorit) ka rritur tensionin në Londër. Nuk është vetëm masakra e kryer që ka bërë përshtypje, por edhe fakti që autorëve as që u ka shkuar në mendje të largoheshin prej vendit të krimit, derisa policia i ka neutralizuar si rrezik.

Zbulohet arsyeja e vërtetë pas videos së Çanit

Postuar në 23 Maj, 2013 05:30

Arsyeja pas videos ku vihet në pozitë moderatori i Zonës së Lirë, Arian Çani e që u bë nga më të shikuarat në Internet e të komentuarat në blog, është bërë me dije nga vetë organizatori i saj, gazetari nga Mitrovica, Blerim Peçi, autor i emisionit ‘Vikendi RTK’.

Arvizu: Nuk ka Stefan Fule në SHBA

Postuar në 23 Maj, 2013 04:58

“Ne u habitëm kur e dëgjuam premtimin për heqjen e vizave me SHBA-në”, tha ambasadori amerikan Alexander Arvizu mbrëmë në studion e programit Opinion, në TV Klan. Dhe insistimit të Fevziut me pyetjen, se “pse të mos premtohet një gjë e tillë, nëse mund të realizohen reformat?”, ai iu përgjigj (sipas Gazetës Shqiptare në versionin print): “Nuk ka Stefan Fule në SHBA”, e me këtë ka dashur të thotë se shqiptarët mund të presin gjeste bujare nga Brukseli kur vjen puna tek procesi i integrimit apo tek liberalizimi i vizave, por SHBA-të nuk japin dhurata të tilla.

Shënim: A është i drejtë dënimi me 5 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për 5 gramë hashash?

Postuar në 23 Maj, 2013 04:56

Lajmi vjen nga mediet, dhe mund të kalojë si lajm rutinë. Gjykata dënon me 5 vjet një 20-vjeçare sepse po mbante në xhep 5.9 gramë hashash, që deklaron se ishin të të vëllait, një përdorues. Kjo sasi droge, vajzës i është gjetur kur ishte gjimnaziste. Gjykata e Tiranës nuk ka prova se e shiti, dhe 5.9 ishte pesha me gjithë ambalazh. Megjithatë, nuk ka munguar t’i japë vajzës së re 5 vjet dënim! 5 vjet, në moshën 20 vjeçare janë periudha më e rëndësishme kur njeriu pozicionohet në jetë, dhe ajo vajzë do e humbë këtë mundësi.

A po përdoret çdo institucion i shtetit në fushatë për PD? Mediet raportojnë një situatë të frikshme!

Postuar në 23 Maj, 2013 04:22

Dy nga të përditshmet e mëdha të vendit, hapen me dy lajme, të ndryshme por që në esencë janë të njëjtë: kompani të mëdha shtetërore të angazhuara fuqimisht në fushatë. Gazeta “Dita” hapet duke denoncuar sesi CEZ, nën administrimin e Seit Dollapit po shndërrohet në një makineri fushate. Emërimet nepotike (oktapod nepotik, shkruan Dita, duke listuar me emër lidhjet nepotike), funksionarë të PD në drejtim, dhe mbi të gjitha lidhje nepotike mes CEZ-ERE, çka hedh hije dyshimi mbi transparencën financiare të faturave mes 2 entiteteve.

Ora News zgjedh të mos transmetojë kasetat e gatshme të shtabeve të partive

Postuar në 23 Maj, 2013 03:28

RTV Ora News ka dalë me një deklaratë ku nuk pranon kaseta të gatshme nga shtabet e partive politike. Një xhest që duket shumë kurajoz, kur pjesa më e madhe e medieve dhe e gazetarëve “ushqehen” nga fushata. Që prej disa vitesh, shtabet e partive dërgojnë kaseta nga takimet me elektoratin, ku jo rrallë imazhet janë të manipuluara për të dhënë një imazh të gënjeshtërt të kandidatit. Para 2 vitesh, në zgjedhjet për Kryetar Bashkie, shtabi i njërit prej kandidatëve nuk lejonte asnjë kamera TV të ndiqte zhvillimet e fushatës.

“Luftë” kujtimesh për Lidhjen e Shkrimtarëve, Sinani: Londo e shkatërroi Lidhjen

Postuar në 23 Maj, 2013 02:52

1 ditë pas daljes në shtyp të njoftimit mbi librin e Bardhyl Londos me kujtime, “Jeta Që Na Dhanë” (Toena), libër që pritet të botohet së shpejti, filluan kundërshtitë e para. Hysen Sinani drejtori aktual i Lidhjes së Shkrimtarëve e akuzon London në një intervistë tek G.SH. se ka qenë ai një nga ata që e shkatërruan Lidhjen e Shkrimtarëve. Madje, ai nuk përton dhe ta akuzojë si spiun potencial, ndërsa nuk ka në plan t’ia lexojë librin.

Mbi dokumentarin për Ramën: Në fillim Bushati, pastaj lexuesit e Temës, e sot Baze

Postuar në 22 Maj, 2013 16:17

Një shkrim i Andi Bushatit me titull “Kush kërkon ta vrasë Edi Ramën?” ka provokuar komente të ashpra të lexuesve të Temës online, ku ai shkrim është publikuar në rubrikën e editorialeve. Bushati rreket të shfryjë në shkrimin e tij legjendën mbi rreziqet për jetën që i janë kanosur Ramës, gjë që dilte nga dokumentari elektoral i përgatitur (për ta lexuar të plotë, edhe me komentet në daçi, shkoni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/21/kush-kerkon-ta-vrase-ramen/).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme