Arvizu: Nuk ka Stefan Fule në SHBA

“Ne u habitëm kur e dëgjuam premtimin për heqjen e vizave me SHBA-në”, tha ambasadori amerikan Alexander Arvizu mbrëmë në studion e programit Opinion, në TV Klan. Dhe insistimit të Fevziut me pyetjen, se “pse të mos premtohet një gjë e tillë, nëse mund të realizohen reformat?”, ai iu përgjigj (sipas Gazetës Shqiptare në versionin print): “Nuk ka Stefan Fule në SHBA”, e me këtë ka dashur të thotë se shqiptarët mund të presin gjeste bujare nga Brukseli kur vjen puna tek procesi i integrimit apo tek liberalizimi i vizave, por SHBA-të nuk japin dhurata të tilla.
Momenti tjetër interesant i intervistës kish të bënte me (mos)përputhshmërinë e qëndrimeve të Arvizu-së me sugjerimet e Departamentit të Shtetit. Ka kohë që berishianët po përpiqen të japin idenë se ambasadori amerikan në Tiranë është duke ndjekur një linjë të vetën, një agjendë personale, gjë që ata, berishianët, e kanë bërë me të gjithë ambasadorët kritikë me Berishën. I fundit ishte John Withers.
Dhe lidhur me këtë, Arvizu-ja tregoi se si dikush nga qeveria (nuk është çudi të ketë qenë Berisha) i paska thënë një ditë: “A është ky qëndrimi i Washingtonit?” Dhe përgjigja e ambasadorit ka qenë: “Unë nuk kam luksin të kem opinione personale; dhe ju nuk keni luksin të vendosni se cili do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri”.
Re.Pu.
Comments
Vetem me keto fjale duket se

Vetem me keto fjale duket se lidhja Berisha-US ka marre nje te care te madhe.

Arvizu paguhet nga qeveria Amerikane dhe mbron interesat e saj. Me siguri Berisha ka kryer gjera te tjera qe ne nuk i dime dhe kjo ka acaruar SHBA-ne

Sa per vizat duhet qe niveli i jeteses se Shqiptareve te rritet se paku 3 here me nivelin e sotem per te shpresuar heqjen e vizave

si rregull SHBA-te heqin vizen per vendet me mireqenie dhe qe kane institucione qe sigurojne gjera si kontrolli i krimineleve, pashaporta te sigurta dhe lufta kunder kriminalitetit, korrupsionit dhe terrorizmit

Ne te gjitha keto Shqiperia eshte shume larg, Berisha do kete ikur tek Zoti i tij kur Shqiptaret te mendojne per heqjen e vizave me SHBA

Fevziu i "plagosur" nga kjo

Fevziu i "plagosur" nga kjo carje e madhe - bente ato pyetjet e vogla e nervoze te vetat dhe nderhyrjet budallaqe te llojit " Sa mire qe SHBA nuk kane nje si Fyle"

Add new comment