Shënim: A është i drejtë dënimi me 5 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për 5 gramë hashash?

Lajmi vjen nga mediet, dhe mund të kalojë si lajm rutinë. Gjykata dënon me 5 vjet një 20-vjeçare sepse po mbante në xhep 5.9 gramë hashash, që deklaron se ishin të të vëllait, një përdorues. Kjo sasi droge, vajzës i është gjetur kur ishte gjimnaziste. Gjykata e Tiranës nuk ka prova se e shiti, dhe 5.9 ishte pesha me gjithë ambalazh. Megjithatë, nuk ka munguar t’i japë vajzës së re 5 vjet dënim! 5 vjet, në moshën 20 vjeçare janë periudha më e rëndësishme kur njeriu pozicionohet në jetë, dhe ajo vajzë do e humbë këtë mundësi.
Nga ana tjetër, jetojmë në një shtet ku kemi zona të tëra që kultivojnë në liri mijëra tonë hashash e bëhen dhe të pasur, ku baronët e drogës ndikojnë politikën, ndërsa një vajze i shkatërrohet jeta për 5-gramë hashash.
Cinizmi i gjykatës është kur argumenton se sasia prej 5.9 gramësh nuk mund të konsiderohet dozë për përdorim vetjak (!?).
K. Cukali
Comments
Shqiperi = Arabia Saudite.

Shqiperi = Arabia Saudite.

Nuk eshte e keqja edhe aq tek

Nuk eshte e keqja edhe aq tek ligji (qe prapeseprape eshte i egzagjeruar) por tek barazia e ligjit. Ketu kemi nje fshat-qyteze, me rreth 5 mije banore qe hashashin e kane biznes te hapur, dhe as shteti nuk afrohet...dhe te denosh si ky rasti ne lajm, eshte pastertisht padrejtesi. ketu eshte Arabi per disa, e Hollande per disa te tjere...

Keta po s'te zune te dobet se

Keta po s'te zune te dobet se te thyejne brinjet.Legena! Po trasnportohen 5 kg heroine e nuk po i jep kush qofte edhe nje dite.Kjo paska kryer krim te rende shume se ka blere nje qese....

Faleminderit zoti Cukali qe

Faleminderit zoti Cukali qe e ngrini kete shqetesim. Nuk eshte aspak i drejte, eshte nje vendim mesjetar, argumentuar nga nje gjykate e paafte e korruptuar dhe peng i politikes. Ne kete moment kur ne perendim ndjehet liberalizimi rreth sjelljes karshi marijuanes, ne Ameriken konservatore kemi tashme dhe shtetin e pare qe legalizoi shitjen e kanabisit per perdorim jo-mjekesor ndersa ne Shqiperine e njemije cudirave nje fshat i tere lejohet ta kultivoje, ta korre, transportoje e shese nderkohe qe te rinj perdorues denohen si te ishin trafikante famekeq. Besoj se ka ardhur momenti (ne mos jemi vone) qe te edukojme brezat rreth kesaj bime qe perdoret per mjekim e per argetim prej mese 3000 vjetesh ne mbare globin. Nje individ i informuar ka mundesi te beje zgjedhjen e duhur. Te burgosesh nje te ri 1 vit per cdo grame kanabis eshte po aq e drejte sa te burgosesh te gjithe ata qe tregtojne, cigare dhe alkol ne çdo trotuar gjimanazi.

Jam shume dakort me albo-n,

Jam shume dakort me albo-n, ndyresirat qe kane mbushur policine jane kriminelet me te medhenj te ketij vendi, njerez te ndyre qe kur kapin ndonje fatzi, varfanjak e te dobet e derrmojne ndersa kriminelet e PD, qeverise dhe Sali Berishen e familjaret e tij i lene te lire dhe i lepihen ne meyra qesharake. mega hajdutet e mega teb korruptuarit bejne c'te duamn ne kete shtet te lodhur ete degjeneruar. Merren me nje vajze te re te ciles i gjeten 5 gram apo 6 gram hashash...mer injorancen e tyre karakteristike dhe me ligesine shembullore provinciale po i shkaterrojne jeten vajzes se gjore duke e mbyllur 5 vjet ne burgjet e tyre cnjerzore. TURP. une do te deshiroja te inicioja nje levizje per lirimin e fatkeqes qe i ra ne dore ketyre monstrave idiote. uroj qe pas 23 Qershorit policia te riformatohet dhe te mbushet me njerez dinjitoze te ditur dhe humane, qe te luftojne krimin dhe vrasjet, vjedhjet dhe cdo akt qe rrezikon shoqerine, por jo te bejne gafa te tilla, gomarlliqe qe i shkaterrrojne jeten qytetareve qe nuk jane fajtore per asnjegje. Uroj qe te dergohet police e te shohin si funksionon ne Europe, pikerisht ne hollande, Zvicer, Gjermani, Mbreterine e Bashkuar...na mbyti Krimineli i Vucidolit me Budallenj ne cdo dikaster e ne cdo zyre shteti

Absolutisht e padrejte Ne

Absolutisht e padrejte

Ne kete vend nuk ka drejtesi. Denohen te pafajshmit dhe te pafuqishmit, ata qe nuk kane mundesi te blejne gjyqtaret, avokatet, prokuroret.

Trafikantet me te medhenj jne te mbrojtur. Vend i mbaruar. Kur e mendon te ze frika. Eshte per te vene duart ne koke

Ka shume raste ku njerezit degdisen ne burg edhe pse nuk jane te qarta rrethanet e krimit. Kujtoni ate vajzen qe i preu koken atij 80 vjecarit dhe gjykatesi flinte.

Si ka mundesi qe nje 18 vjecare te veje me deshire me nje plak, fshatar, i palare, 80 vjecar

Besoj do e nxjerrin o

Besoj do e nxjerrin o Koloreto pasi t'i vjelin ca para familjes se te shkretes vajze, ca miliona ketej e ca miliona andej dhe mbyllet ajo pune. Lutem voto Koloreto, jo vote te bardhe per kete qeveri e shtet sharlatan e palaco!

Ky denim eshte me se i drejte

Ky denim eshte me se i drejte po te kemi parasysh se djali i deputetes Luiza Xhuvani, u denua me dy vjet burg. E perse do te thoni ju? per hic asgje! Ai vrau me plumb shokun e tij. Kjo eshte drejtesija ne Shqiperi dhe keta jane deputetet qe na perfaqesojne ne Parlament!

Add new comment