Në Londër situata është shumë e tendosur pas masakrimit të ushtarit britanik

Krimi i tmerrshëm në Londër, ky dy persona, me ngjyrë, myslimanë, të motivuar prej fanatizmit fetar, kanë masakruar në mes të ditës, me sopata e hanxharë në duar, një ushtar britanik që kish veshur një bluzë me mbishkrimin ‘Help for Heroes’ (është emri i një shoqate bamirëse që mbledh pará e ndihma për të gjithë britanikët e plagosur në luftrat e bëra pas 11 shtatorit) ka rritur tensionin në Londër. Nuk është vetëm masakra e kryer që ka bërë përshtypje, por edhe fakti që autorëve as që u ka shkuar në mendje të largoheshin prej vendit të krimit, derisa policia i ka neutralizuar si rrezik. Por po bëjnë çmos t’i mbajnë gjallë në spital me synimin për të marrë vesh më shumë mbi motivet e krimit, e mbi jetën e biografinë e tyre. Ndërkohë, shumë gazeta po i tajtojnë si vrasës maniakë, pa u fokusuar shumë tek identiteti i tyre fetar. Ata janë myslimanë, megjithatë, dhe ndërsa kanë bërë atë që kanë bërë, kanë përmendur Allahun.
Tronditja e britanikëve është shumë e fortë. E prandaj ekziston frika prej trazirave. Deri tani janë arrestuar dy britanikë të tjerë. Njëri syresh ishte armatosur e po tentonte të hynte në një xhami, në Braintree, me synimin, sipas gjasash, të hakmerrej, ndaj masakrimit të ushtarit britanik. Një tjetër është ndaluar, ngaqë ka dëmtuar një xhami tjetër, në Kent.
Situata është shumë e tendosur (në foto, një grua afro të 50-ave, ka guxuar të ballafaqohet me autorët e masakrës, të cilët ishin ende me duar të përgjakura dhe me hanxharë në duar).
Re.Pu.
Comments
Mos beni sikur e doni
Mos beni sikur e doni Britanine me shume se britaniket, se e dine mire ata cfare feje e ngjyre kane vrasesit. Paskan permendur Allahun? Po si e zbuluat ju andej nga Shqiperia kete? A mos e lexuat ne ndonje gazete britanike, apo e raportonte Muhamet Veliu vetem?
Britaniket e duan me shume vendin e tyre, prandaj i thone vrasesit vrases njehere, pastaj i tregojne fene dhe ngjyren, pastaj kerkojne dhe motivin e vrasjes, se fe dhe ngjyre te njejte kane qindramijera te tjere, po nuk therin njerez rrugeve. Kriminalizimin ne grup ua kane lene shqiptareve ta bejne
Kur perdhunon nje femer dikush, nuk kriminalizohen gjithe meshkujt, ndonese perdhunuesi eshte mashkull, ka perdorur seksin mashkull per krim, bile ka pasur dhe emer te gjinise mashkullore ne pasaporte
Do bejne nga 3-4 vjet burg
Do bejne nga 3-4 vjet burg pastaj do rehabilitohen dhe do inserohen ne shoqeri
Nqs je mysliman mos u fshi

Nqs je mysliman mos u fshi mbas emrit te krishtere Hektor.

Qe kane permendur allaun e kane degjuar dhe njerzit e tjere qe kane qene te pranishem, si psh gruaja ne foto me gjaksorin.

Por me duket se qenke shqipfoles dhe jo SHqiptar, derisa permend qe, kriminalizimin ne grup ja kane lene Shqiptareve.

Motivet e vrasjes le ti gjejne hetuesit Britanike, dhe nqs ata arrijne ne perfunidimin e nje krimi me ngjyre fetare ku do te fshihesh ti more Shemshedin (alias Hektor)

Tung/Iliri

Po mire more Ilir, britaniket

Po mire more Ilir, britaniket nuk po permendkan fene si motiv te aktit terrorist, per te ruajtur harmonine sociale, po neve pse kemi qejf te futemi ne nje loje qe nuk eshte jona, duke thene se qenka krim fetar? Vetem britaniket kane nevoje per harmoni, ne s'kemi?

Po qe te ishte krim fetar ky o Ilir, duhet te kishte ndonje qellim fetar, psh. besoni Allahun se do ju vrasim apo agjeroni ramazanin se ju vrasim, kurse keta kane folur per hakmarrje politike. Kane thene se po vrasim nje ushtar, meqe ushtaret po vrasin njerezit tane ne Azi. Ku eshte feja ketu o Ilir? Feja nuk eshte gjithcka qe ben nje musliman, apo nje i krishtere. Toni Bler ka deklaruar se Zoti me ka frymezuar te filloj luften ne Irak, edhe Xhorxh Bushi keshtu ka thene, i madh e i vogel e di, po nuk e quan njeri me mend ne koke pushtimin e Irakut veper fetare, se feja e krishtere ka rregullat e veta, e kush nuk i zbaton nuk mund te thote se po ben pune fetare. Edhe feja islame ka rregullat e veta, dhe jo cdo njeri qe therret Allahu ekber po ben pune fetare. Politiken mos ta perziejme me fe them une. A e kam gabim?

Emrin Hektor e hoqa dhe vura emrin qe me ngjite ti. Po edhe emri Hektor nuk eshte emer i krishtere, eshte emer i vjeter pagan.

Simbas lajmeve te fundit,

Simbas lajmeve te fundit, vrasesit ishin musliman dhe i kan prer koken ushtarit, i cil po shkonte ne pune te vet. Simbas hetimeve te deri tanishme ky akt esht quajtur TERRORIZEM ISLAMIK. Keto kane qene metodat qe turqit islamizuen popullin e shkret shqiptar. Keto jane metodat islamike, jane metodat e dhunes ekstreme.

Prandej shqiptart duhet te heqin dore nga keto teori dhune te imponuara me dhune. Sot ne SISTEMET DEMOKRATIKE dhuna fetare eshte e jashte ligjeshme.

Nuk mendoj se media britanike

Nuk mendoj se media britanike dhe perendimore do te kete guximin te vere gishtin mbi plage dhe te flase shkoqur mbi motivet dhe arsyet e sulmit.

Pse?

Se pari ka frike se mos arsyet e sulmit interpretohen ose sherbejne nga individe te caktuar si justifikim i krimit (c'ka ne fakt eshte absurde!)

Se dyti nuk mund te fajesoje politikat madhore te qeverise.

Nuk do shume mend se motivi i sulmit eshte urrejtja ndaj personalit ushtarak qe ka sulmuar vendet myslimane duke shkaktuar mes te tjerash vrasjen e mijera

civileve, ne agresione te hapura pro Izraelite (rasti me i fundit eshte kercenimi ndaj Iranit).

po ashtu, saje politikes se krijimit te shoqerive multikulturale dhe multiraciale, radikalet islamike nuk e kane te veshtire te rekrutojne si xhihadiste, njerez te cmendur, fanatike apo kriminele nga kontigjenti i pafund i njerezve nga bota e trete qe ndodhen tanime ne Angli, dhe t'i armatosin me "arsye te mjaftueshme morale" per te kryer barbari te tilla, madje edhe ndaj qytetareve te pafajshem, sic ishte sulmi ne metro para disa vitesh.

Incidente te tilla qe rrisin sentimentet antimyslimane, nuk mund te mos shkojne ne favor te lobit cifut qe ia ka arritur suksesshem te nderseje Perendimin kunder fqinjeve te tij myslimane.

Doemos ekstremizmi islamik eshte problem, po aq sa mund te krijojne dhe esktremizma te tjere ne periudha te caktuara, por nuk mendoj se do te shfaqej me kaq virulence ne Perendim dhe SHBA nqs nuk do te ekzistonte kjo politike !!

Add new comment