Ora News zgjedh të mos transmetojë kasetat e gatshme të shtabeve të partive

RTV Ora News ka dalë me një deklaratë ku nuk pranon kaseta të gatshme nga shtabet e partive politike. Një xhest që duket shumë kurajoz, kur pjesa më e madhe e medieve dhe e gazetarëve “ushqehen” nga fushata. Që prej disa vitesh, shtabet e partive dërgojnë kaseta nga takimet me elektoratin, ku jo rrallë imazhet janë të manipuluara për të dhënë një imazh të gënjeshtërt të kandidatit. Para 2 vitesh, në zgjedhjet për Kryetar Bashkie, shtabi i njërit prej kandidatëve nuk lejonte asnjë kamera TV të ndiqte zhvillimet e fushatës.
Në një deklaratë të këtij televizioni dedikuar krejtësisht lajmeve, thuhet që duke nisur që sot, nuk do të lejohet asnjë hapësirë për kasetat e postuara nga partitë politike. “Ndjekim fushatën reale, jo mesazhet e gatshme” është deklarata e TV.
Ja.Se
Comments
Respekt!!!
<p>Respekt!!!</p>
Add new comment