A po përdoret çdo institucion i shtetit në fushatë për PD? Mediet raportojnë një situatë të frikshme!

Dy nga të përditshmet e mëdha të vendit, hapen me dy lajme, të ndryshme por që në esencë janë të njëjtë: kompani të mëdha shtetërore të angazhuara fuqimisht në fushatë. Gazeta “Dita” hapet duke denoncuar sesi CEZ, nën administrimin e Seit Dollapit po shndërrohet në një makineri fushate. Emërimet nepotike (oktapod nepotik, shkruan Dita, duke listuar me emër lidhjet nepotike), funksionarë të PD në drejtim, dhe mbi të gjitha lidhje nepotike mes CEZ-ERE, çka hedh hije dyshimi mbi transparencën financiare të faturave mes 2 entiteteve. Bëhet fjalë për një kompani me mijëra punonjës dhe me mjete motorike të shpërndarë në gjithë Shqipërinë.
Ndërsa, sipas të përditshmes ”Shqip”, në kompaninë Albpetrol (me 3500 punonjës) janë shkarkuar të gjithë ata punonjës rebelë, që nuk pranuan të marrin teserat e Partisë Demokratike. Edhe pse punëtorët janë lutur për një shans të dytë, ata nuk e kanë pasur këtë mundësi, dhe sipas Shqip kjo është një shkelje flagrante shkelur Kodi i Punës.
k.c.
Add new comment