“Luftë” kujtimesh për Lidhjen e Shkrimtarëve, Sinani: Londo e shkatërroi Lidhjen

Postuar në 23 Maj, 2013 02:52

1 ditë pas daljes në shtyp të njoftimit mbi librin e Bardhyl Londos me kujtime, “Jeta Që Na Dhanë” (Toena), libër që pritet të botohet së shpejti, filluan kundërshtitë e para. Hysen Sinani drejtori aktual i Lidhjes së Shkrimtarëve e akuzon London në një intervistë tek G.SH. se ka qenë ai një nga ata që e shkatërruan Lidhjen e Shkrimtarëve. Madje, ai nuk përton dhe ta akuzojë si spiun potencial, ndërsa nuk ka në plan t’ia lexojë librin.

“Shumica e Lidhjes së Shkrimtarëve përbëhej nga individë si ky, nga njerëz të përzierë e të implikuar me spiunime,” thotë Sinani. Ai [duke aluduar London] thotë se “këta që vinin nga rrethet ishin kontingjenti i parë i Sigurimit të Shtetit. Edhe aty, Sigurimi i gjurmonte të parët, sepse e dinte, ishin të dobët si karakter dhe që me presionin më të vogël ata bëheshin bashkëpunëtorë”. Sipas Sinanit Londo s’mund ët bëjë “mea culpa” gjasme se nuk mbrojti Kadarenë, sepse “ Kadarenë as e ka dashur e as e ka njohur; as e ka kuptuar ndonjëherë ai...  por duhet të bëjë ’mea culpa’ nëse ka spiunuar shokët e vet...”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.