Arkiv-Lajme
Giancarlo Politi "përgatitet" për azil politik në Shqipëri ku, sipas tij, pas 23 qershorit do qeverisë Edi Rama
Giancarlo Politi është një kritik i njohur arti në Itali, që njihet gjithashtu dhe si botues i revistës Flash Art, që vlerësohet në qarqet artistike të fqinjit tonë të përtedetit. Shqiptarja.com i ka publikuar në versionin e saj online një shkrim, ku ai bën ‘endorsement’-in për Edi Ramën në këtë fushatë elektorale. “Shqipëria do të ketë së afërmi Edi Ramën për kryeministër”, thotë ai.
Eduard Selami rikthehet në Librazhd. Por nuk ‘bën lajm’
U bë kohë tanimë që Eduard Selami është në Shqipëri, por daljet i ka pasur të rralla. Dhe kur ka dalë në publik, nuk është se ka folur me gjuhën ‘newspeak’ të partisë. Kuptohet, nuk ka patur vërejtje apo kritikë për Partinë Demokratike, për Berishën, për maxhorancën, për qeverisjen, por nuk është se ka folur me gjuhën e zëdhënseve të PD-së.
Fatos Lubonja: Kadare është modeli i intelektualit që u shërben pushteteve
I ftuar në programin ‘Prizëm’ të Aleksander Furrxhiut, në televizionin AS, Fatos Lubonja ftohet nga gazetari t’i rikthehet qëndrimit të tij ndaj Kadaresë. Dhe aty Lubonja përsërit idenë, se “veprën e Kadaresë e ka parë dhe e sheh si një vepër në shërbim të ideologjisë nacional-komuniste të Enver Hoxhës… Vepra e tij ka ndjekur hap pas hapi propagandën [dhe ideologjinë e regjimit komunist], me disa përjashtime ndoshta.”
Batelli: fushata e mbushur me pretendime për parregullsi elektorale, pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt BE(?!)
Top Channel njofton për refuzimin për të dhënë intervistë nga ana e Roberto Batelli-t, koordinatorit special të OSBE-së, i cili do të udhëheqë misionin afatshkurtër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE, në ditën e parë të vizitës në Tiranë.
Shqip boton pritshmëritë e FRD (që nuk duken të vogla): 3 mandate në Tiranë
Në një bisedë me Shqip, Ervin Karamuça, eksperti i FRD-së për zgjedhjet, tregon në shifra pritshmëritë e FRD, që sipas tij numëron gjithsej mbi 100 mijë anëtarë në të gjithë vendin, ndërsa pretendon se votues do ketë rreth 150 mijë. Vetëm në Qarkun e Tiranës, sipas Karamuçës, FRD-ja pretendon se ka gjithsej mbi 37 mijë vota, që e përkthyer në mandate do të thotë 2-3 deputetë në kryeqytet!
Berishën e “prin e frymëzon vetë Skënderbeu (?!)” dhe rikujton se me “djemtë e Mamurrasit” mund të hidhte shtetin
Folklori dhe humori i hidhur kanë shoqëruar performancën e Kryeministrit në Lezhë, ku ka marrë pjesë në një përurim dhe ka deklaruar se do jetë në pushtet edhe 12 vjet të tjera. Mediat pro-qeverisë e kanë anashkaluar këtë moment deliri të Kryeministrit, por ato të opozitës, jo. Dhe saktësisht, Shqiptarja.com raporton se Kryeministri ka deklaruar në Lezhë se “neve na prin në rrugën tonë vetë Skënderbeu. Ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të meritojmë statusin e vendit kandidat...”
Kastriot Islami shpjegon tymnajën mbi “kryeministrin” e LSI-së
Në një shkrim të sotëm te Gazeta Shqiptare (editorial, madje) Kastriot Islami analizon çështjen “kryeministrore” të aleancës opozitare. Pasi deklaron se “Rama më së koti përpiqet të mbyllë debatin me terma pa kuptim”, Islami vlerëson se e tërë kjo tymnajë bëhet për të tërhequr më shumë vota të majta kah vetja, duke supozuar se publiku i majtë ka tendencë të votojë brenda koalicionit partinë e kryeministrit të ardhshëm.
Shkruan Islami:
Gjinushit nuk i del e keqja me LSI-në: “...më mirë Saliu”
Në një intervistë me një titull provokativ (Gjinushi: Meta Kryeministër? Më mirë është Saliu!) dhënë Panoramës, kreu i PSD-së shprehet se është garant i së majtës (edhe pse thotë “ne”).
“Kjo është gafë dhe provokim, mesazhi më i gabuar që jep e majta për zgjedhjet”, thotë ai duke iu referuar deklaratës së Naços me shokë.
Edhe pasi aleanca PS-LSI ka fituar legjitimitet, Gjinushit duket se nuk i “del e keqja”, sepse thotë:
Debat mbi Koliqin: Përfshihen Ndreca, Zhiti, Vehbiu, Nikolla
Një shkrim i Ardian Ndrecës në përkujtim e nderim të Ernest Koliqit (ndiq linkun http://www.mapo.al/2013/05/18/ne-pervjetor-te-ernest-koliqit/) dhe një shkrim i Visar Zhitit mbi të njëjtin argument (ndiq linkun http://www.panorama.com.al/2013/05/20/ernest-koliqi-letrar-u-denua-nga-koleget-e-tij/) e kanë ngacmuar Ardian Vehbiun, dhe e kanë bërë ta thotë të vetën lidhur me Ernest Koliqin si
Jevtushenko në kujtimet e B. Londos: “Ata që ju kanë drejtuar kanë qenë kriminelë”
Bardhyl Londo ka shkruar kujtimet e tij mbi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në një libër të titulluar “Jeta Që Na Dhanë”, botim i Toenës. GSH ka shkëputr sot nga libri një pjesë, atë ku Londo rrëfen vizitën e poetit rus Jevtushenko, në 1990-91.