Artan Lame denoncon politizimin e universiteteve

Postuar në 22 Maj, 2013 06:25

Është hera e dytë që Artan Lame, që kandidon për PS-në në qarkun e Beratit, denoncon në mënyrë dokumentare politizimin e skajshëm të shkollave dhe universiteteve, dhe venin e tyre në funksion elektoral të maxhorancës. Sot ai ka publikuar në facebook dy fotografi (njëra është kjo që shoqëron këtë lajm), dhe aty ka lënë një shënim të vetin: “Ky zotëria që shikoni duke folur është Astrit Veliaj, kandidat i PD-së në Berat. Këtu është duke zhvilluar sot një takim elektoral në ambientet e Universitetit të Beratit (shkelje flagrante e ligjit). Është duke iu folur maturantëve të 3 gjimnazeve të qytetit: Shqyqyri Lakra, Babë Dudë Karbunara dhe Kristaq Capo. Edhe kjo shkelje flagrante e ligjit. Gjimnazistët u hoqën nga mësimi dhe në mënyrë të organizuar u çuan të dëgjojnë broçkullat e Astritit, nga vetë drejtorët e gjimnazeve, përkatësisht: Stavri Zhara, Fitore Sulejmani dhe Vasil Cinari. Edhe kjo një tjetër përdhosje e shkollës. Ju prindër që e keni dërguar djalin apo vajzën në shkollë, tani shihni që të përfundojë në duart e një aventurieri”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dile Bishtja (not verified) on

<p>Sa keq po me vjen per kete intelektual erudit dhe administrator te jashtezakonshem. Nuk e kuptoj perse z.Rama, kete &quot;arkitekt&quot; te Golemit &nbsp;na e la prapa liste si Lipe Shtogun.&nbsp;</p>

Submitted by Tare Tapalloj (not verified) on

<p>Koço Kokedhima eshte treguar i poshter, sepse vuri veton per te perjashtuar nga lista &nbsp;&quot;tre mosketjeret&#39; e forumit te te ashtuquajtur per mbrojtjen e monumenteve; Shkreli, tajare e &nbsp;lamçe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.