Shqip boton pritshmëritë e FRD (që nuk duken të vogla): 3 mandate në Tiranë

Në një bisedë me Shqip, Ervin Karamuça, eksperti i FRD-së për zgjedhjet, tregon në shifra pritshmëritë e FRD, që sipas tij numëron gjithsej mbi 100 mijë anëtarë në të gjithë vendin, ndërsa pretendon se votues do ketë rreth 150 mijë. Vetëm në Qarkun e Tiranës, sipas Karamuçës, FRD-ja pretendon se ka gjithsej mbi 37 mijë vota, që e përkthyer në mandate do të thotë 2-3 deputetë në kryeqytet!
Optimizmi i partisë 1 vjeçare të Topit duket ca i tepruar, kur deklarata e tyre është që në Kuvendin e ardhshëm të ketë grupin e saj parlamentar, i cili, po sipas funksionarëve të partisë do të përbëhet nga të paktën shtatë deputetë!
Fushatën pa shumë bujë të partisë, Karamuça e shpjegon me intmidimin nda simpatizantëve të FRD:
“Punonjësit që mbështesin FRD-në, kanë frikën e shkarkimit të tyre nga puna. Partia në pushtet ushtron po kërcënon me mbyllje të aktiviteteve të biznesit, na fotografojnë elektoratin në tubimet që ne organizojmë, e deri te presioni me helikopter te shtëpia e kryetarit të FRD-së, Bamir Topi”.
Ne.Su.
Biseda e plotë:
Comments
FRD do marre shume vota te
<p>FRD do marre shume vota te njerezve qe ka ne votuar historikisht per PD-ne, jam i sigurte, te pakten te atyre qe nuk kane interesa personale.</p>
Add new comment