Jevtushenko në kujtimet e B. Londos: “Ata që ju kanë drejtuar kanë qenë kriminelë”

Postuar në 22 Maj, 2013 06:56

Bardhyl Londo ka shkruar kujtimet e tij mbi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në një libër të titulluar “Jeta Që Na Dhanë”, botim i Toenës. GSH ka shkëputr sot nga libri një pjesë, atë ku Londo rrëfen vizitën e poetit rus Jevtushenko, në 1990-91.

Sipas kujtimeve të Londos , në një takim në vilën e Mehmet Shehut, Pashko (Londo e përshkruan si një shpirt të lirë dhe me një thelb prej poeti rebel) ngrihet e i thotë Jevtushenkos: “Në jetën time dy kategori njerëzore kam pasur miqtë më të ngushtë, poetët dhe prostitutat”, deklaratë që i shokoi të gjithë, mbi të gjitha të shoqen. Londo kujton dhe Azemin që iu drejtua Jevtushenkos duke e akuzuar se rusët ishin kundër lirisë së Kosovës. “Jevtushenko, vetëm tunde kokën pa e ndarë buzëqeshjen e tij ironike dhe skeptike dhe nuk tha asnjë fjalë”.

Në aeroport, Jevtushenko, i cili kishte kërkuar me ngulm të vizitonte tregjet e Tiranës, i thotë Londos: “dëgjo, kam vizituar 100 vende, Shqipëria është vendi i 101-të. Deri tani kam pasur bindjen se Rusia është vendi më i varfër, por tani pashë një vend që është dhe më i varfër se Rusia.. nuk e prisja të ishte deri këtu.. ata që ju kanë drejtuar kanë qenë kriminelë...”

k.c.

Comments

Submitted by llulla kokemadhe (not verified) on

<p>Cfare do qe te shkruani nuk perben dhe nuk do te perbeje epoke. Sepse: nje fshatar i pasura apo i varfer qofte - mbetet Fshatar. Dhe nese ka banuar 100 vite ne qytet. Pas nje shekulli Fshatari ka te drejte te aplikoje per stausin Person ne qytet, dhe kur ta fitoje ate status ai do te mund te quhet Qytetar. Jevtushenko vinte nga Perandoria Ruse - Sovjetike - Ruse . Pra gjithmone nga nje Perandori. Ai eshte argetuar- me e pakta -&nbsp; me ju dhe mentalitetin tuaj te regjur prej Fshatari partiak me tendence te deshiruar konvertimi ne Demokrat! E keshtu me rradhe... .&nbsp; Po te bej nje pyetje zoti LONDO: Si spegohet qe gjate 22 viteve te fundit ne Shqiperi nuk ka lulezuar te pakten nje lloj arti, nga disa gjini te tij, sa per fare te pakten? Nderkohe qe vite e vite me pare, jo ti, sepse ti ishe me Partine, por te tjere artiste, perfshi e dhe EDI RAMEN, pretendonin se arti i realizmit socialist u kishte prere duart, mendimin, talentin, fytyren, kembet e nuk di me se cfare u kishte mbetur paprere. Sot Liria mbizoteron pakufi. Ku jane veprat artistike te pretenduara, te censuruara, te penguara, moderne, etj., etj. U zgjata.&nbsp; Kushdoqofte e sidoqofte ai njeri nuk do te&nbsp; munde kurre qe te shkule gozha me bythe. Sepse fshati ishte dhe eshte per fshataret, sikunder qyteti per qytetaret, po ashtu edhe bytha ka punen e vet, sikunder edhe gozhda levduar qofte. Per aq kohe sa ne nuk do ti respektojme rregullat e natyres, dhe&nbsp; hierrakite e shtresave, klasave, komuniteteve te shoqerise, por do te veme ne plan te pare ngarkesat politike, zgjim te mendjes dhe ndricim te saja kurre nuk te kemi. Te vegjel, sic eshte politka shqipetare, te tille do te mbetemi. As zoti derman dot nuk na ben, sado servile te jemi karshi tij kur ai na shikon dhe na degjon! Se pas shpine mjeshtra te kesaj loje jemi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.