Arkiv-Lajme
Dr.Flori e ka me ribashkimin Rama-Meta, por jo me vrasësit e 21 janarit
Dr Flori është anëtari i grupit “West Side Family”, i cili 10 vite më parë këndoi me Edi Ramën këngën “Tirona”. Edhe gjatë fushatës së vitit 2009 ai bëri një tjetër clip me liderin e opozitës, e cila ishte dhe kolona e fushatës elektorale. Për në këto zgjedhje nuk është si më parë. Dr. Flori ka vendosur që publikojë një këngë e cila është nga fillimi në fund kundër Edi Ramës.
Instituti Piepoli jep rezultatet e sondazhit të dytë: Opozita thellon avantazhin
Anketimin e zgjedhësve shqiptarë në këtë proces elektoral “e kanë marrë në dorë” italianët. Janë dy kompani të fqinjit tonë të përtejdetit, që po e bëjnë këtë punë. Janë kompani prestigjioze, që po financohen nga televizionet Oranews dhe nga Vizion Plus. Është fjala respskektivisht për kompanitë IPR Markekting dhe për Institutin Piepoli.
Ky i fundit ka dhënë sot rezultatet e sondazhit të vet të dytë. Dhe ky sondazh flet për një avantazh që është thelluar në favor të opozitës. Ja disa të dhëna mbi partitë:
PD e Përrenjasit i “uron” një aksident të pandodhur Taulant Ballës (dhe nuk i uron as “shërim të shpejtë”)
“Çmendet PD në Prrenjas. Gënjen popullin se deputeti Taulant Balla ka bërë aksident të rëndë automobilistik dhe është dërguar në spital. Për këtë shkak anulohen takimet e tij!” Këtë ka shkruar deputeti Balla në “Facebook”, ku edhe sqaron se FRESSH Prrenjas kishte lajmëruar për sot në orën 15:00 një takim me votuesit e Përrenjasit, por Partia Demokratike, në fund të një takimi që ka organizuar në orën 10:00 të paradites, ka thënë se takimi është anuluar për shkak se Ballës i ka ndodhur një aksident i rëndë dhe është në spital (!!)
Berisha ka zbuluar platformën e PS-së: Është “përçarëse!”
Deklarata vjen nga Dibra, ku Kryeministri pasi i drejtohet Kreut të PS me “shoku Rama” e akuzon edhe se programi i tij është “përçarja”. Pa koment:
Beppe Grillo ka filluar të zhgënjejë qysh tani që është në opozitë
Kanë filluar pakënaqësitë e para në Itali ndaj Lëvizjes “Pesë Yjet” të Beppe Grillos, ndonëse kjo lëvizje është në opozitë. Fillimisht, pa u krjiuar ende qeveria, Grillo kërkonte të mblidhej parlamenti me synimin për të bërë ligje edhe pa e pasur një qeveri. Tani që kjo e fundit është krijuar dhe parlamenti ka zënë të mblidhet rregullisht – këtë e thotë komentatori i së përditshmes il Corriere della Sera, Pierluigi Battista – “flasin veç për dieta, fatura, rimbursime të deputetëve, streaming, dhe për burgosjen e largimin me ligj të Berlusconi-t nga parlamenti”.
Vlonjatët me sytë e Artan Hoxhës
Artan Hoxha, ka botuar sot te Panorama një fejton ku flet me “zërin e brendshëm” të Edi Ramës.
Pa koment, vetëm një pjesë e artikullit, ajo ku Hoxha flet për “Ramën dhe vlonjatët”:
“Megjithatë, për inat të Saliut, i preka vlonjatët kur iu tregova kujtimet e fëmijërisë ndërsa pllaquritesha lakuriq në det. (…)
Dëshmi: Enveri pas mbledhjes së parë të Partisë Komuniste, e kaloi natën me një prostitutë malazeze
Në një libër-album të botuar së fundmi Gazmend Bakiu sjell “Tiranën e vjetër” – një histori të ilustruar të qytetit. Një nga gjërat interesante të kësaj Tirane “të vjetër”, siç tregon ai për Panoramën sot, është se ajo është më e lirshme dhe më pak e kompleksuar. Të paktën, nisur nga jeta e qejfit, çengijet, kabaretë e shantozat, të cilat sipas periudhave ishin herë të lejuara e herë të ndaluara. Standardi i prostitucionit ishte gjithashtu mjaft i avancuar, madje, ishte i legalizuar që më 1922.
Do të futet KQZ-ja në axhendën e Kuvendit të hënën?
Shefja e misionit të vëzhgimit OSBE-ODIHR, Conny McCormack, në kuadër të një turi takimesh me aktorët politikë të Tiranës, është takuar dhe me kreun e FRD-së, Bamir Topin. Nga ajo që Topi tha pas këtij takimi, është marrë vesh se KQZ-ja ka qenë fokusi i bisedës. Ish Presidenti është i alarmuar, madje më i alarmuar se sa dy udhëheqësit e tjerë të opozitës, pas braktisjes së institucionit kryesor në administrimin e procesit zgjedhor nga dy anëtarë të saj, që pasuan shkarkimin e të tretit nga Berisha.
Hysen Sinani vs Bardhyl Londo: kush i zhduku procesverbalet e Lidhjes
Vazhdon intervista e Hysen Sinanit te G.SH., i cili, pas botimit të lajmit mbi një libër me kujtime të Bardhyl Londos, ngre pikëpyetjet e veta mbi rolin personal të Londos në atë që Sinani e konsideron “shkatërrim të Lidhjes së Shkrimtarëve”. Sinani akuzon dhe për zhdukjen e procesverbaleve të mbledhjeve të Lidhjes, sipas tij, nga Bardhyl Londo, me qëllimin që të mos merrej vesh se ç’është thënë në ato mbledhje.
Myslimanët britanikë dënojnë krimin brutal të Londrës; por ka ndonjë që …
Myslimanët e Britanisë së madhe nuk kanë hezituar të dënojnë krimin brutal të kryer në Londër nga dy shtetas britanikë, të cilët në momentin e krimit kanë dashur që të merrej vesh se ata ishin myslimanë. Ndërsa bënë atë që bënë, dhe më pas, ata kanë lëshuar thirrjen ‘Allahu Akbar’.
Këshilli i Myslimanëve të Britanisë së Madhe (The Muslim Council of Great Britain) doli me një deklaratë, ku thuhej se “kemi të bëjmë me një akt barbar; myslimanët kanë shërbyer me krenari në radhët e Forcave të Armatosura të këti vendi; ky akt është çnderues, dhe asnjë kauzë nuk mund ta justifikojë”.