Do të futet KQZ-ja në axhendën e Kuvendit të hënën?

Shefja e misionit të vëzhgimit OSBE-ODIHR, Conny McCormack, në kuadër të një turi takimesh me aktorët politikë të Tiranës, është takuar dhe me kreun e FRD-së, Bamir Topin. Nga ajo që Topi tha pas këtij takimi, është marrë vesh se KQZ-ja ka qenë fokusi i bisedës. Ish Presidenti është i alarmuar, madje më i alarmuar se sa dy udhëheqësit e tjerë të opozitës, pas braktisjes së institucionit kryesor në administrimin e procesit zgjedhor nga dy anëtarë të saj, që pasuan shkarkimin e të tretit nga Berisha.
Sipas Topit, në mbledhjen e të hënës, Parlamenti duhet të merret më së pari me KQZ-në. Është një ide që e ka shprehur dhe ambasadori Arvizu. Deri të hënën do rritet presioni që çështja e KQZ-së të futet në axhendën e Kuvendit.
Re.Pu.
Add new comment