Beppe Grillo ka filluar të zhgënjejë qysh tani që është në opozitë

Postuar në 24 Maj, 2013 09:15

Kanë filluar pakënaqësitë e para në Itali ndaj Lëvizjes “Pesë Yjet” të Beppe Grillos, ndonëse kjo lëvizje është në opozitë. Fillimisht, pa u krjiuar ende qeveria, Grillo kërkonte të mblidhej parlamenti me synimin për të bërë ligje edhe pa e pasur një qeveri. Tani që kjo e fundit është krijuar dhe parlamenti ka zënë të mblidhet rregullisht – këtë e thotë komentatori i së përditshmes il Corriere della Sera, Pierluigi Battista – “flasin veç për dieta, fatura, rimbursime të deputetëve, streaming, dhe për burgosjen e largimin me ligj të Berlusconi-t nga parlamenti”. Sa propozime projekt-ligjesh ka bërë lëvizja e Grillos? – pyet Battista. Dhe përgjigjet: Zero. Gjatë fushatës Grillo fliste për sistemin fiskal, për të ardhurat minimale që duhet të kenë të gjithë italianët në funksion të një jete decente, etj, etj, ndërsa tani duket sikur kanë fokus tjetër.

Sipas Battista-s, kjo vjen edhe për shkak të inkompetencës së deputetëve të kësaj Lëvizjeje, të cilët ishin askushi para se të zgjidheshin deputetë. Ata janë zgjedhur si kandidatë nëpërmjet demokracisë (votimit) online, dhe janë votuar më pas si përfaqësues të Lëvizjes në emër të ndryshimit. Inkompetenca e tyre e vë në dyshim magjinë e votimit online, të cilën Grillo e ka nënvizuar si “shpikje” të madhe.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Në një shkrim më përpara kamë thënë se problemet nuk zgjidhen duke bërtitur nëpër mitingje se ky dhe ay është i koruptuar dhe do bëjmë këtë dhe atë kur sotë paka shumë e dinë se ky stan këtë bylmet ka dhe që ta ndryshojmë duhet të bëhet një ndryshim rënjësorë por problemi është se sanjëri nuk është në gjëndje të pranojë këtë ndryshim rënjësorë sepse të gjithë janë mësuar me këtë mënyrë jetese dhe ju duket si një gogolë që të pranojnë ndryshimin sepse të gjithë me të madhe bërtasin për demokracinë por asnjëri nuk e zbatonë kush është dënuar për një pasurim të menjhershëm të gjithë të koruptuarit janë në pikat drejtuse të shtetit dhe pasurohen në mënyrë të pa ndershme dhe i fusin në ivenstime partiake dhe asnjëri nuk guxonë ti thojë plaçë me gojë se e di se nuk ka drejtësi dhe në rastin më të keq je i dëbuar ose i vdekur e pra përpara se zoti Grillo të dali dhe të bërtasi nëpër mitingje duhet të trokasi portë më portë që tu sqarojë të gjithëve se kjo është ruga për të dalë nga gjëndja ku jemi katandisur dhe në demokraci ka debat dhe kur bëhet debat të gjithë duhet të lëshojnë pe për të zgjidhur gjëndjen ose ndrshe jam për ndryshim radikal ata që janë lartë të zbresin poshtë dhe ata që janë poshtë të ngjiten lartë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.