Myslimanët britanikë dënojnë krimin brutal të Londrës; por ka ndonjë që …

Postuar në 24 Maj, 2013 05:07

Myslimanët e Britanisë së madhe nuk kanë hezituar të dënojnë krimin brutal të kryer në Londër nga dy shtetas britanikë, të cilët në momentin e krimit kanë dashur që të merrej vesh se ata ishin myslimanë. Ndërsa bënë atë që bënë, dhe më pas, ata kanë lëshuar thirrjen ‘Allahu Akbar’.

Këshilli i Myslimanëve të Britanisë së Madhe (The Muslim Council of Great Britain) doli me një deklaratë, ku thuhej se “kemi të bëjmë me një akt barbar; myslimanët kanë shërbyer me krenari në radhët e Forcave të Armatosura të këti vendi; ky akt është çnderues, dhe asnjë kauzë nuk mund ta justifikojë”.

Suhra Ahmed, anëtare e një komuniteti tjetër myslimanësh (the Islamic Society of Britain), citohet të ketë thënë se “kjo që ka ndodhur është e pafalshme, e tmerrshme”. Ndësa një bukëpjekës i besimit islam, i cli banon e punon afër skenës së krimit, ishte ndër të parët që vuri një tufë me lule në vendin, ku u gjet viktima. Dhe tha: “Të bërtasësh ‘Allahu Akbar’ e të vrasësh njerëz të pafajshëm nuk ka të bëjë fare me Islamin”.

Por ka rënë në sy dhe reagimi i klerikut të njohur për gjuhën e tij të urrejtjes, Anjem Choudary, i cili deklaroi se njëri nga vrasësit është nxënësi i tij, më saktë dishepulli i tij. Kleriku tha se vrasja është e papranueshme, por nuk mundi të mos theksonte se Adebolajo (njëri prej autorëve të krimit) ishte një djalë flori (“a very nice man”, tha në anglisht). Dhe shtoi: “Disa anëtarë të komunitetit mysliman heqin shumë për ta shprehur e realizuar veten, dhe nuk është çudi që dikush të bëjë që zëri i tij të dëgjohet nëpërmjet gjakut të derdhur”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Muslimant qe banojne dhe punojne ne Angli natyrisht qe e denojne kete krim te shemtuem.

Forumi Musliman i Shqiperise dhe Bashkesia Islame e Kosoves nuk reagojne fare. Si spjegohet ky bdryshim qendrimi?

Submitted by Klevis (not verified) on

Po edhe?!

Pastaj as myslimanet e Frances apo Gjermanise nuk dolen me ndonje deklarate.

C'pune kane myslimanet e Shqiperise te dalin me ndonje deklarate?!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

C'pune kane myslimanet e Shqiperise te dalin me ndonje deklarate?!

Sepse jane musliman dhe muslimani per fajet e nji muslimanit e kan te ndalueme te flasin ne boten e çafirave.

Po zotrrote Klevis pse nuk e denon kete krim te shemtuem te dy muslimanve qe ne emer te Allahut masakrojne nje person qe as nuk e njihshin, ne nji vend mikprites qe veç te drejta i ka dhane, ne nji kohe qe ne vendet muslimane persekutojne kristjant vendas.

Per ju ka thane mire Faik bej Konica:

Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!

Submitted by Hajdaraga (not verified) on

Ti si i huaj qe je e ke kollaj te perserisesh nje idiotesi te Faik Konices, se nuk te dhemb kur Faiku u thote shqiptareve "komb i poshter e i ndyre" . Po Faikun vete e akuzonin kundershtaret e tij sikur ishte joshqiptar me mbiemrin Shishko.

Kete fjaline e Konices e ke perdorur kaq shume sa ia ke nxjerre bojen z. Paul. Kerkoje ne Google kete frazen dhe vetem emri yt del. Do vije dita pas ca shekujsh dhe do thone se kete fraze e ka shkruar rilindasi i madh arberesh Paul Tedeschini, dhe jo Konica.

Na trego tani ku e ka thene Konica qe duhet te distancohen muslimanet e Shqiperise nga nje akt kriminal i nje katoliku nigerian te konvertuar musliman ne Londer?

Po ti si Paul a distancohesh nga te gjithe ata qe kane emrin Paul? Nga Paul Wolfowitz pershembull a je distancuar? A distancohesh  ti  nga "te krishteret" qe  e vrasin te pafajshem me bomba nga avionet e telekomandur neper katundet e Pakistanit e Jemenit?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.