Instituti Piepoli jep rezultatet e sondazhit të dytë: Opozita thellon avantazhin

Anketimin e zgjedhësve shqiptarë në këtë proces elektoral “e kanë marrë në dorë” italianët. Janë dy kompani të fqinjit tonë të përtejdetit, që po e bëjnë këtë punë. Janë kompani prestigjioze, që po financohen nga televizionet Oranews dhe nga Vizion Plus. Është fjala respskektivisht për kompanitë IPR Markekting dhe për Institutin Piepoli.
Ky i fundit ka dhënë sot rezultatet e sondazhit të vet të dytë. Dhe ky sondazh flet për një avantazh që është thelluar në favor të opozitës. Ja disa të dhëna mbi partitë:
Koalicioni i majtë udhëheq me 50.5 përqind të votave. Kurse koalicioni i djathtë ka 42 përqind. Partia Socialiste ka 42.5 përqind të votave, kurse Partia Demokratike ka 37.5 përqind. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 përqind të votave. Po kaq ka edhe Fryma e Re Demokratike. Kurse Aleanca Kuq e Zi ka vetëm 2.5 përqind të votave.
Sa i përket qytetit (jo qarkut) të Tiranës, koalicioni i majtë është plot 12 pikë përpara, duke udhëhequr me 52 përqind. Koalicioni i djathtë merr 40 përqind të votave. Bie në sy se Fryma e Re Demokratike merr 6 përqind të votave në qytetin e Tiranës, kurse Aleanca Kuq e Zi vetëm 2 përqind. Në total në Kryeqytet, PS merr 47 përqind të votave kurse LSI merr 4 përqind. Në koalicionin e djathtë, PD merr 37 përqind të votave, kurse 3 përqind shkojnë për partitë e tjera.
Re.Pu.
Comments
Vazhdon fushata histerike

Vazhdon fushata histerike ndaj AK-se. Sa i besueshem eshte kys sondazh? Se AK ka vetem 2.5%, ndersa FRD (cuditerisht) ka dyfishin, madje po aq sa LSI!

Pacavure!

ke te drejte AK nuk ka as 1%

ke te drejte AK nuk ka as 1% dhe deri ne 23 qershor do jete 0.001,vetem Kreshnikun do kete...

Ke te drejte. Shqiptaret nuk
Ke te drejte. Shqiptaret nuk meritojne me shume se PS-PD. ne fund secili merr nga jeta sa i takon.
Boooo...Qenka ulur LSI nga 9

Boooo...Qenka ulur LSI nga 9 ne 5%. Jo se Muci ishte shume i gezuar tek ILVA Tare para ca netesh....

Ore cfare dmth sondazh

Ore cfare dmth sondazh Tirana pa qarkun ????? Qekur nuk votoka qarku per deputetet e TR ?

Nqs Opozita eshte 10 pike

Nqs Opozita eshte 10 pike perpara diktatorit Berisha, eshte i sigurte rotacioni. Nuk ka KQZ dhe gjykate qe te ndryshoje resultatin (do ta minimizojne, por kurre qe te fitoje Berisha)

Opozita duhet ta ngrije tempon dhe te shkoj tek 15% avantazh ne menyre qe te siguroj rotacionin aq te nevojshem per vendin

Sondazhi i pare i Institutit

Sondazhi i pare i Institutit Piepoli i jepte te majtes 49%, ndersa te djathtes 40% qe do te thote 9% me shume.

Sondazhi i dyte i Institutit Piepoli i jep 50.5% te majtes dhe 42% te djathtes qe do te thote 8.5% me shume.

Opozita thellon avantazhin????

Sondazhi i pare i Institutit

Sondazhi i pare i Institutit Piepoli i jepte te majtes 49% ndersa te djathtes 40%. Pra, diferenca 9%.

Sondazhi i dyte i Institutit Piepoli i jep te majtes 50.5% ndersa te djathtes 42%. Pra, diferenca 8.5%.

Opozita thellon avantazhin????...

Add new comment