Mbi dokumentarin për Ramën: Në fillim Bushati, pastaj lexuesit e Temës, e sot Baze

Postuar në 22 Maj, 2013 16:17

Një shkrim i Andi Bushatit me titull “Kush kërkon ta vrasë Edi Ramën?” ka provokuar komente të ashpra të lexuesve të Temës online, ku ai shkrim është publikuar në rubrikën e editorialeve. Bushati rreket të shfryjë në shkrimin e tij legjendën mbi rreziqet për jetën që i janë kanosur Ramës, gjë që dilte nga dokumentari elektoral i përgatitur (për ta lexuar të plotë, edhe me komentet në daçi, shkoni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/21/kush-kerkon-ta-vrase-ramen/). Mero Baze merr ngacmimin nga ky fakt, dhe publikon (sapo e ka publikuar) një editorial të nënshkruar nga ai vetë ku, përveçse denoncon dashamirësisht reagimet e lexuesve, bën dhe një polemikë të lehtë me kolegun e tij.

Bazes nuk i ka bërë përshtypje të keqe detaji i fokusimit tek familja, që vihej re në dokumentar. Madje, e sheh këtë detaj, si një gjë që i mungon Berishës. Ky i fundit, sipas Bazes, nuk e ka luksin për të bërë të njëjtën gjë.

“Përfytyroni që Berisha të bëjë të njëjtën gjë dhe të shfaqet i biri, i cili as nuk thotë dot që është ndarë nga gruaja, as që bashkëjeton ilegalisht me një të dashur, as që ka dy fëmijë, se s’ka ku t’i tregojë, as që e do shumë babin se i ka ndenjur afër kur ka qenë emigrant në Belgjikë e Suedi, e të tjera detaje si këto….”, thotë ai, duke bërë me dije në fund se “Berisha është tërbuar aq shumë nga ky dokumentar, edhe pse ai nuk ishte askund; e ka tërbuar pikërisht thyerja e një tabuje mbi të cilin ai kish ndërtuar mitin e tij si një njeri familjar.”

Shkrimin e plotë të botuesit të Temës do ta gjeni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/22/nje-acarim-i-skajshem-per-nje-debat-real-rreth-rames/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

T'i mohosh nje gazetari sensin e cinizmit(nuk behet fjale per kritike) ndaj opozites me orteke komentesh me duket reagimi me korrekt ne nje demokraci hibride.Nese Bushati ka dyshime se dhe komentet jane te pilotuara si pamjet e mitingjeve te Berishes atehere eshte nje problem i tije.

Ne kohen kur kemi mbyllur nje sy dhe zene te dyja vrimat e hundes per te pranuar dhe qelbesiarat qe u eshte merzitur Saliu na duhet te mbyllim dhe veshet per mos degjuar zhurmen e penes se ndonje pseudo gazeto-opozitari, tip Bushati. I ngjashem me nje kategori tjeter pseudo politik-opozitar si Arben Malaj kane nje kenaqesi masturbuese te te mbushin mendjen se jane duke punuar per rrotacionin e pushtetit. Ne kete pike natyrshem te vjen "respekti" per zagaret e rreshtuar ne llogoret qeveritare. Qelbin,lehin e jargosen te palidhur me zinxhire nga kolibet e tyre. Nje hile e kane dhe ata pasi u jane lidhur bolet me spango.......

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kur degjoi per femijerine e Rames, Berisha si ai qeni qe rrotullohet te kafshoje bishtin e vet, mallkonte femijerine e tij. Mallkonte prinderit e tij, qe e linden atje mes maleve, ku shok kishte arushin e vogel. Ku ta gjej sot ate ariun qe te tregoje per femijerine e Berishes.
A e ka degjuar kush Berishen te permend prinderit e tij. Mburret ndonjehere me xhaxhane e tij. Dhe kafshon veten kur i thone, kujdes se Edi Rama eshte vertet, te pakten prej 150 vjetesh, trashegimtar i nje prejardhje familjare qytetare me shume kulture, i rritur nga dy prinder me shume se intelektuale. Berisha me 28 nentor vendosi kurore ne monumentin qe ka per autor babain e Edi Rames. Dhe kete gje do ta bejne perjetesisht gjithe shqiptaret. Duke nderuar Monumentin e Pavaresise ne Vlore, ata nderojne ne te njejten kohe Kristaq Ramen. Po Ram Berisha ku eshte? Ja pra pse skizofrenohet Sali Berisha dhe ka cmire ndaj cdo njeriu qe ka nje te kaluar te shenuar dhe njekohesisht urren edhe prejardhjen e tij duke u shfaqur si i vetmi njeri pa femijeri.
Dhe hakmerret duke thene se Rama, ky njeri qe e mban veten me kulture te madhe, lahet ne det me breke te gjata. E gazetaret qe e rrethojne qeshin seriozisht me budallikun e sforcuar te kryeministrit te tyre. Ç'i thote Andi Bushati kesaj…

Submitted by Bard (not verified) on

ça do te thuash, Berisha eshte i keq, Rama eshte i mire? Mund t'i kishe rene edhe me shkurt..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.