Petrit Vasili as mohon as pohon për Ilir Metën Kryeministër: “Vendos populli”

Postuar në 22 Maj, 2013 03:15

Duket sikur LSI ka adoptuar linjën “as nuk mohojmë, as pohojmë” në lidhje me deklaratën e Nasip Naços që kërkoi Metën kryeministër. Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili, në një intervistë për MAPO-n sot thotë se “në mënyrë absolute fati e një partie a të një politikani e vendos vota e popullit. Vota e popullit në mënyrë të drejtë do të përcaktojë dhe fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve.” Deklarata për çka vendos “vota e popullit” ngjan e çuditshme kur në asnjë lloj analize shifrash a sondazhesh LSI nuk paraqitet e as ëndërrohet të jetë fituesja më e madhe në koalicionin opozitar.

Vasili  këmbëngul se kryesorja (pra, para se të flasim për Kryeministrin) është fitorja e LSI-së dhe e së majtës në zgjedhje. A mos është një mënyrë për të thënë se “flasim prapë pastaj”

k.c.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

<p>Me keto deklarata i dashuri Petrit e demtoni LSI -ne dhe Meten. Sepse edhe ato qe deshironjin te votonjin per LSI tani do te votojne ne PS. Kurse kalkulimi Juaj se te djathtet do te votojne per LSi- si pasoje e punes 4-vjeçare ne qeveri, eshte i gabuar. Mblidhni mendjen dhe mos beni gabime prej diletanti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.