Arkiv-Lajme
Rama mban fjalimin e tij të parë si kandidat për deputet në Vlorë, prezanton foto të tjera të tijat “lakuriq”
Edi Rama ka mbajtur sot pasdite fjalimin e tij të pare kandidat për deputet në Vlorë, në një prezantim që nisi me një dokumentar për kreun e PS-së Rama.
Rama ka përdorur si element të prezantimit “foto lakuriq” - foto të vetat kur ka qenë fëmijë në plazhin e Vlorës. Dhe fjalimin e tij të parë e ka nisur nga kjo retrospektivë.
Pjesë nga fjalimi:
Meta Berishës: Meqë je i sigurtë për fitoren, votoji tri ligjet e integrimit….
Duke ia njohur mirë psikologjinë Berishës, Ilir Meta ka disa ditë që po e ngacmon atë në pikën më të dobët të tij psikikës së tij – pasigurinë në fitore. Meta e fton Berishën të votojë tani tri ligjet që i janë vënë Shqipërisë si kusht i domosdoshëm për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE-së dhe i thotë se, meqë është i sigurtë për fitoren, do t’i getë gati për zbatim në shtator…
Këtë sfidë Meta ia bëri Berishës edhe mbrëmë në emisionin e Ilva Tares, edhe sot në një intervistë në Top Channel, edhe në një meting të LSI-së në Durrës.
A është “në rregull” kjo kopertinë? Jo, thonë prifti dhe gazetari Gjergj Meta!
Kopertinën më sipër e diskuton në një shkrim në Mapo-n e sotme Gjergj Meta, këtë radhë me një ndjeshmëri po aq priftërore sa gazetareske, duke e nisur shkrimin me frazën “Mund të ishte e denjë për kopertinën e një reviste erotike me fantazi të shfrenuar...”
KQZ pranon se ka dështuar sistemi elektronik – më shpejt numërohen me dorë!
Dështimin me projektin e teknologjisë në zgjedhje e konfirmon tashmë zyrtarisht edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton Top Channel. Mbledhja ka mbaruar mbrëmë vonë dhe ka hedhur në erë shpresën që fletët e votimit t’ia heqim njerëzve e t’ua japim për numërim makinave. KQZ në testin e realizuar mbërrin në këto katër konkluzione: 1. Sistemi nuk dallonte në pjesën e kuadratit të bardhë në të djathtë të partisë ku vendosej shenjimi nëse ishte shenjë apo shkrim. Në këtë mënyrë votuesi mund të vendos cdo shenjim në Zgjedhjet 2013 dhe sistemi e konsideron të vlefshëm. 2.
Zaloshnja për KQZ-në dhe kandidatët e pavarur Malaj e Prifti
Në një intervistë dhënë revistës Java, bashkëpunëtori i rregullt i respublica.al Eduard Zaloshnja ka shprehur mendimin se, çfarëdo kompromisi të gjendet për KQZ-në në prag të fushatës, ajo do të ketë problemin e kahershëm “4-3”
Thotë Zaloshnja: “Edhe sikur KQZ-ja të plotësohet me 7 anëtarë, gjasat janë që të mos bëhen kurrë 5 vota për vendimet më të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar. Në këto kushte, fatkeqsisht, vendimet më të rëndësishme ka gjasa të merren në Kolegjin Zgjedhor, si në të shkuarën.”
Cilës periudhë i referohet Kryeministri kur thotë “pak vite më parë” ishte shumë keq?
Para pak vitesh Shqipëria ishte një rreth vicioz, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike me orë të tëra në të gjitha qytetet dhe fshatrat. Në mbarë vendin gumëzhinin gjeneratorët që ishin një taksë e dytë për biznesin. Por ne e mbajtëm premtimin tonë, se do ti jepnim fund ndërprerjes së energjisë elektrike”, u shpreh Kryeministri në përurimin e nënstacionit elektrik në Fushë Mbret të Elbasanit.
Është enigmë se çfarë nënkupton Kryeministri me “pak vite” përderisa ka 8 vjet në pushtet, dhe 8 vite nuk mund të jenë “pak vite”.
Artan Hoxha mbron “tradhtarët” e PS: edhe ata mund t’i thonë Ramës “tradhtar” i vlerave të PS-së!
I pyetur nga MAPO, Artan Hoxha e ka justifikuar kalimin e deputetëve nga një kamp në tjetrin si një “shkriftim” të marrëdhënieve politike, si ulje të barrierave mes kampeve, dhe që thyen tabutë e dasive politike dhe “besnikërisë së përjetshme ndaj partisë”. Hoxha ridimensionon edhe “tradhtinë” si koncept politik duke thënë se:
Agron Duka – besnik i elektoratit të vet (dmth të PR)
Mediet citojnë deputetin e PR-së, Agron Duka, të thotë se në katër vitet e ardhshme do t’i përmbahet kontratës me Mediun. Në më shumë se një rast, është përfolur, ku me batutë e ku seriozisht që deputetët ikanakë do të bashkojnë mandatet me maxhorancën (e pritshme) të majtë. Ftesat, deri dhe nga vetë kryetari i PS, nuk kanë munguar.
Kryeministri ngre në qiell vlerat e Kryeparlamentares, duke lënë të lexohet vërtetësia e “puçit” me kandidatët e qarkut të Shkodrës
Gjatë një aktiviteti me rastin e 22-vjetorit të grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Kryeministri Berisha është pyetur ndër të tjera edhe për “debatin” e krijuar mbi riformatimin e kandidatëve në qarkun e Shkodrës, debat që më tepër ekziston në mediet e opozitës sesa (hapur) brenda PD-së. Edhe këtë radhë Berisha e nis përgjigjen me frazën “ç’është e vërteta...” pa thënë asgjë nga ajo që pyetet. Një heshtje, që vetëm konfirmon tezat e përhapura se riformatimi në këtë qark erdhi për të dobësuar pozitat e kryetares së Kuvendit.
Andrea Stefani: socialistët që kaluan djathtas ose të pavarur nuk kanë impakt për të ndalur rotacionin
Në një koment për JAVA-n e kësaj jave Andrea Stefani mbivendos entuziazmin e rotacionit mbi shumë prej problemeve morale të kësaj fushate, si deputetë socialistë që kalojnë djathtas, kandidatët e majtë të pavarur, LSI-në që ka fituar ligjshmërinë për të folur me një gjuhë të pastër “opozitare.
Shkruan Stefani: