Agron Duka – besnik i elektoratit të vet (dmth të PR)

Mediet citojnë deputetin e PR-së, Agron Duka, të thotë se në katër vitet e ardhshme do t’i përmbahet kontratës me Mediun. Në më shumë se një rast, është përfolur, ku me batutë e ku seriozisht që deputetët ikanakë do të bashkojnë mandatet me maxhorancën (e pritshme) të majtë. Ftesat, deri dhe nga vetë kryetari i PS, nuk kanë munguar.
“E ndjej për detyrë të garantoj elektoratin tim, atë të Partisë Republikane, nën siglën e së cilës jam kandidat për deputet, se për katër vitet në vijim do t’i përmbahem pa asnjë kusht kontratës institucionale që kam lidhur me kryetarin e Partisë Republikane, z.Fatmir Mediu. Morali im politik, ndërgjegja ime qytetare, përgjegjshmëria përballë votuesve përcakton në mënyrën më të drejtë këtë pozicion logjik. Nuk do jem aventurier, por institucional në vendimet e mia. Unë do të jem deputet i PR”, konfirmoi Duka.
k.c.
Add new comment