Meta Berishës: Meqë je i sigurtë për fitoren, votoji tri ligjet e integrimit….

Duke ia njohur mirë psikologjinë Berishës, Ilir Meta ka disa ditë që po e ngacmon atë në pikën më të dobët të tij psikikës së tij – pasigurinë në fitore. Meta e fton Berishën të votojë tani tri ligjet që i janë vënë Shqipërisë si kusht i domosdoshëm për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE-së dhe i thotë se, meqë është i sigurtë për fitoren, do t’i getë gati për zbatim në shtator…
Këtë sfidë Meta ia bëri Berishës edhe mbrëmë në emisionin e Ilva Tares, edhe sot në një intervistë në Top Channel, edhe në një meting të LSI-së në Durrës.
Për Top Channel Meta tha: "Anëtarët e rinj që do të shkojnë në Gjykatën e Lartë do të jenë produkt i një bashkëpunimi midis Presidentit dhe Parlamentit të ri. Por mesa duket zoti Berisha, pavarësisht se flet për fitore, duke ndjellë humbjen, kërkon që të mos i kontribuoje procesit të integrimit europian. Nëse do të ishte i sigurt për fitoren atëherë do të ishte i gatshëm që këto tri ligje të votoheshin tani, dhe do të hynin në fuqi në Parlamentin e ri, ku përsëri sipas deklarimeve të tij ai do të përfaqësonte mazhorancën."
E.Zaloshnja
Comments
O idiot qe pervec 3 ligjeve
<p>O idiot qe pervec 3 ligjeve nuk ke se c'fare te thuash.</p>
Add new comment