Cilës periudhë i referohet Kryeministri kur thotë “pak vite më parë” ishte shumë keq?

Postuar në 18 Maj, 2013 08:44

Para pak vitesh Shqipëria ishte një rreth vicioz, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike me orë të tëra në të gjitha qytetet dhe fshatrat. Në mbarë vendin gumëzhinin gjeneratorët që ishin një taksë e dytë për biznesin. Por ne e mbajtëm premtimin tonë, se do ti jepnim fund ndërprerjes së energjisë elektrike”, u shpreh Kryeministri në përurimin e nënstacionit elektrik në Fushë Mbret të Elbasanit.

Është enigmë se çfarë nënkupton Kryeministri me “pak vite” përderisa ka 8 vjet në pushtet, dhe 8 vite nuk mund të jenë “pak vite”.

Po në Elbasan Kryeministri ka dale në mbrojtje të “robërve” të mitingjeve të PD-së dhe ka sulmuar Ramën duke thënë se “Nuk besoj kurrë se ka ekzistuar ndonjëherë ne Europë një opozitë e tillë. Z Rama deklaron se ata që vijnë në sheshin e PD, ata janë robër. Unë i them atij zotërisë se, duhet të mbajë zerimërimin, nervozimin. I them nëse ke hyrë në këtë betejë, ndiq betejen, qëndro aty, por jo fyerje kolektive. Se punonjës të kësaj administrate, në Shkodër e në Vlorë nuk janë robotë, por janë qenie shoqërore, politike dhe sa kohë të votohet Sali Berisha ata do dalin në sheshe me cilën forcë politike të duan”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.