Arkiv-Lajme
Topi nuk e refuzon apriori idenë e pjesëmarrjes në një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve
FRD-ja ka shumë shpresa që të marrë një deputet (ndoshta dhe dy, thonë ca optimistë në radhët e saj) në qarkun e Durrësit, dhe këtë shpresë e bazojnë më së pari tek dy kandidatët e saj që janë të parët në listë: Gazmend Oketa dhe Sami Gjergji. Topi ka qenë dje në qarkun e Durrësit, më saktë në fshatrat e Durrësit, dhe aty, krahas mbështetjes që ka kërkuar për kandidatët e vet, ka lënë dhe një derë të hapur për pjesëmarrjen në një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve. Është hera e parë që e hap këtë derë.
Kosovën nuk e japim. Por as venat nuk i presim - thotë presidenti serb
Gjermania ka qenë në mesin e vendeve më të zëshme të Bashkimit Evropian që i kanë bërë thirrje Serbisë të shpërbëjë strukturat e saj nga veriu i Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet me shtetin e ri, nëse do që të avancojë në rrugën e integrimit evropian. Të hënën, në Beograd pritet të shkojë ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle. Dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar në mediat vendase me rastin e kësaj vizite se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga Kosova.
Të pasurit po pasurohen, të varfërit po varfërohen
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD) konstaton se kriza i ka ashpërsuar edhe më shumë dallimet mes të varfërve dhe të pasurve. Pabarazia e të ardhurave bruto në vendet e OECD-së është rritur në periudhën prej 2008-2010 më shumë se sa në 12 vitet e fundit - thotë eksperti i OECD Michael Förster, në një intervistë për Deutsche Ëellen.
Ipeshkvijtë katolikë apelojnë për pjesëmarrje në zgjedhje; dhe ngrenë zërin kundër blerjes së votës
“Është e njohur se në shumë zona të Shqipërisë vota shitet, blihet apo rrëmbehet nën kërcënim. Të dashur vëllezër, shitblerja e votës është shitblerja e lirisë. Me anë të votës qytetari zgjedh atë që e qeveris dhe jo një blerës që bëhet pronari i lirisë së tij. Një i zgjedhur që vjen në pushtet me një votë të vjedhur apo të blerë nuk e meriton atë vend. Po ashtu ai që shet votën shet dinjitetin e tij dhe me këtë votë sjell në pushtet dikë që ia blen këtë dinjitet: e gjithë kjo është në dëm të përbashkët.
Dhoma amerikane e tregëtisë “nxin” situatën e biznesit në Shqipëri
Një sondazh (Indeksi vjetor i Biznesit, që mat perceptimin e anëtarëve të dhomës amerikane të tregëtisë për klimën e biznesit në Shqipëri, në të cilën morën pjesë 105 kompani nga 215 që janë anëtarë gjithsej) arrin në konkluzionin se më shumë se gjysma e këtyre bizneseve, 58 për qind, konsiderojnë se klima e biznesit në Shqipëri, gjatë vitit 2012, ka qenë jo e favorshme ose aspak e favorshme, ndërsa pritshmëritë për vitin 2013 janë akoma më të ulëta.
CEZ, në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (por nuk përjashton "një marrëveshje pajtuese jashtë gjyqit")
Grupi çek CEZ ka nisur dje zyrtarisht procedurat ligjore ndaj qeverisë shqiptare në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Përmes një njoftimi zyrtar CEZ bën të ditur se ka njoftuar qeverinë e Tiranës mbi vendimin e saj dhe shton se baza ligjore e padisë është traktati ndërkombëtar i energjisë, i firmosur si nga Çekia ashtu dhe nga Shqipëria. (traktati i negociuar në vitin 1995 përcakton disa rregulla ndërkombëtare për mbrojtjen e investimeve në sektorin energjetik).
Elhaida Dani bën për vete italianët; kalon lehtësisht në fazën gjysmë finale të programit the Voice of Italy
Lulgjuraj-Seiko, sonte në Eurovision
Në Malmo të Suedisë po zhvillohet këtë mbrëmje gjysmëfinalja e dytë e festivalit të muzikes Europiane "Eurovision Song Contest", në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko jane dy përfaqesuesit e vendit tonë, të cilët do të interpretojnë sot në 'Malmo Arena', për të fituar një vend në finale. Jane duke u transmetuar kenget e para, dyshja shqiptare do kendoje e 14-ta në renditje.
Malaj i përgjigjet Gjikës: Merru me Bashkinë, e jo me partinë!
Arben Malaj nuk e ka vonuar përgjigjen ndaj Shpëtim Gjikës, i cili paradite bëri publike një deklaratë, ku i bënte apel të tërhiqej nga kandidimi i pavarur, pasi kështu i jepte një dorë Berishës. Gjika me këtë rast u bë pjesë e fushatës elektorale, gjë që më parë ishte verifikuar me Bashën në Tiranë.
Do qeverisim 16 vjet, Duka e të tjerë do rikthehen pas 23 Qershorit - thotë deputeti i LSI-së, Koka
Deputeti i LSI-së Lefter Koka ne nje interviste ne emisionin ZIP ne Vizion Plus, pyetjes: “Si e keni parë veten në këtë koalicion, duke pasur parasysh që tashmë përballë do të keni dhe Agron Dukën, i cili duket se do ju dëmtoj?” – i pergjigjet: Zoti Duka kandidon me Partinë Republikane. Është një sprovë shumë e vështirë e tij. Besoj që do të jetë edhe një rëndesë e kësaj qeverisjeje por edhe Partisë Republikane, të cilën përfaqëson zoti Duka. Nuk besoj që dëmet koalicionit të majtë do të vijnë nga individë të veçantë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë qarkun.