Arkiv-Lajme

Gallatë në KQZ: Gjobisin një parti, pasi ka diskriminuar burrat!!!!

Postuar në 16 Maj, 2013 03:10

Në fillim u mor si një lajthitje e ndonjë gazete, por tani është marrë vesh se lajmi është tamam ashtu si është shkruar. Një parti që merr pjesë në garën elektorale, Partia Popullore Kristian Demokrate, është gjobitur me 14 milionë lekë nga KQZ-ja. Arsyeja është shumë e thjeshtë. “Nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore për kuotat gjinore”, thuhet në Gazetën Shqiptare. Nuk kanë vendosur kandidate femra aq sa kërkohet  nga ligji? Jo, kanë vendosur shumë më tepër se sa e kërkon ligji. Saktësisht, kjo parti ka vënë në listën e kandidatëve për deputetë 126 femra e 31 meshkuj.

Shenim: Privatizimi i HEC-eve, si Albpetroli?

Postuar në 16 Maj, 2013 02:56

Dje ishte afati i fundit për pagesën e eurove që kompanisë Kurum Internacional i jepnin të drejtën e blerjes së 4 HEC-eve. Por kjo nuk ka ndodhur as dje, megjithë paralajmërimet, kontestimet, shtyrjet vonesat, premtimet për pagesën e shumë pritur nga qeveria për shitjen e këtyre HEC-eve.

Vehbiu analizon "Kaqin dhe Koqon" për të shpjeguar shibboleth-in si prirje sociale

Postuar në 15 Maj, 2013 16:44

Ardian Vehbiu niset nga një fjali e Mero Bazes në fund të një editoriali për çeljen e fushatës elektorale të PD-së në Tiranë, - ku pjesëmarrësit, sipas Bazes kishin brohoritur “Ka-qi, Ka-qi”, për të përshëndetur Kastriot Islamin – për të folur mbi atë lloj publicistike që përdor veçoritë krahinore në të folurën e një personazhi, për ta karakterizuar këtë si negativ.

Berzh-i: Me këtë borxh e me këto norma interesi, qeveria nuk ka më hapësirë për ndërhyrje stimuluese në ekonomi

Postuar në 15 Maj, 2013 16:23

Tre muaj më parë, Berzh-i (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim) e kish parashikuar rritjen ekonomike tw këtij vitit në masën 1,9%. Në një raport të vetin të sapopublikuar për ekonomitë e rajonit, Berzh-i vlerëson se rritja jonw ekonomike do të zbresë këtë vit në 1.5. Është një shifër që mbetet nga më të lartat në rajon, por ky fakt nuk ngushëllon shumë. Kosova e ka rritjen më të lartë se tonën, por askush nuk e merr këtë si shenjë të një ekonomie të fortë e të këndellur.

Bushati: 400 mijë dollarët dhënë Podesta-ve janë taksë që ia paguajmë anti-amerikanizmit të Berishës

Postuar në 15 Maj, 2013 14:50

Pasi ka dalë lajmi se Berisha ka paguar një dorë tjetër të mirë parash për agjencinë amerikane të lobimit që po shndërrohet në një gjeratore që thith fonde nga buxheti i shtetit (400 mijë dollarë ishte kjo “gjobë” e fundit), njeriu i PS-së i ngarkuar për të mbuluar problemet ndërkombëtare, Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për Top-channel-in, në të cilën thotë të vetën lidhur me këtë praktikë: "Sa më shumë trash zullumet ky pushtet, të cilit po i afron fundi, aq më shumë shtohet kostoja për takspaguesit shqiptarë.

Ndjej keqardhje për PS, kur shikoj sa shumë ka ndryshuar Berisha - thotë Islami duke replikuar me Daden

Postuar në 15 Maj, 2013 12:21

Sigurisht që, kur kolegët rreshtohen në llogoren e cila për 22 vjet e ka nëpërkëmbur Shqipërinë, e cila e ka dhunuar jo vetëm psikologjikisht, por dhe fizikisht, madje dhe vetë kandidatët e PD, ish deputetë të PS, padyshim që ndjejmë keqardhje. Por jam më shumë e dëshpëruar.

Ambasada amerikane rrëzon brenda 24 orësh një nga premtimet e para elektorale të Berishës

Postuar në 15 Maj, 2013 12:10

Ambasada ne Tiranë ka bërë një sqarim në lidhje me një kërkesë për të mësuar se si mund të hiqen vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sqarim thuhet se Programi i Udhëtimit pa Vizë ka një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar. Sipas ambasadës, në ligjin aktual kërkohet që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind. Në total janë vetëm 37 vende që mund të lëvizin pa viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Ekipi i vëzhguesve të ODIHR-it fillon aventurën; dhe gjithçka fillon me një konferencë për shtypin

Postuar në 15 Maj, 2013 10:37

Ekipi vëzhgues afatgjatë ndërkombëtar i ODIHR-t nisi sot zyrtarisht misionin në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ekipi kryesohet nga ekspertja amerikane Conny McCormak që prezantoi sot në Tiranë, punën e misionit per monitorimin e zgjedhjeve ne vendin tonë. Ata kanë dhënë një konferencë shtypi menjëherë pasi kanë takuiar Aldo Bumçi, ministër i jashtëm, dhe anëtarët e ke KQZ-së, që tanimë janë vetëm katër.

Afrim Krasniqi për parlamentin e ardhshëm dhe për Sali Berishën

Postuar në 15 Maj, 2013 09:15

Afrim Krasniqi ka bërë një shënim në profilin e vet në facebook, të cilin e mbyll me vëzhgimin: “Në parlamentin e ri do të kemi vetëm një ish-të burgosur politik (Visar Zhiti) dhe 52 ish-anëtarë të Partisë së Punës, shumë ish-sekretarë të Komiteteve të Rinisë në rrethe apo të paktën 6 persona të akuzuar publikisht gjatë tranzicionit për bashkëpunim me policinë secrete; PS-ja nuk arriti dot të ndahet nga ‘xhaketat e vjetra’, kurse PD-ja vijon të sakrifikojë gjithçka në emër të pushtetit; madje në listën e saj parlamentare në Tiranë gjendet edhe një ish- deputet i PPSH-së (përveç Islamit)”.

Jeta e mëparshme e Angela Merkel trazon publikun gjerman në prag zgjedhjesh

Postuar në 15 Maj, 2013 07:46

Zbulime befasuese, apo gjëra të njohura? Mes këtyre ekstremeve luhaten përshtypjet mbi librin e ri për Angela Merkelin. Dy autorët Georg Reuth dhe Günther Lachmann në biografinë "Jeta e mëparshme e Angela M." hedhin një vështrim në një periudhë të ndjeshme të karrierës së politikanes së lartë. Bëhet fjalë për kohën e saj në RDGJ, ku ajo duhet të ketë bërë "agjitacion dhe propagandë" për FDJ, organizatën e rinisë komuniste.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme