Vehbiu analizon "Kaqin dhe Koqon" për të shpjeguar shibboleth-in si prirje sociale

Ardian Vehbiu niset nga një fjali e Mero Bazes në fund të një editoriali për çeljen e fushatës elektorale të PD-së në Tiranë, - ku pjesëmarrësit, sipas Bazes kishin brohoritur “Ka-qi, Ka-qi”, për të përshëndetur Kastriot Islamin – për të folur mbi atë lloj publicistike që përdor veçoritë krahinore në të folurën e një personazhi, për ta karakterizuar këtë si negativ.
“Në fakt, rrëshqitja e ç-së në q ndeshet në të folmet e Kosovës. Dhe nëse lexuesit e Bazes e kapin këtë aluzion, atëherë do ta interpretojnë thumbin e autorit edhe si vënie në dukje të një elementi jo tiranas, në thelb “mercenar”, në mbledhjen në fjalë; si edhe do të kujtohen për faktin e trishtuar që një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë të Kosovës mbështetin politikisht Berishën. Për t’i identifikuar këta mysafirë (hipotetikë) në një veprimtari politike lokale të PD-së, Baze ka përdorur një shibboleth – shkruan Vehbiu duke shtuar se “prirja për të pikasur bindjet dhe besnikëritë politike të dikujt, sipas dialektit ose “defekteve” në shqiptim, tashmë ka zënë rrënjë në mendësinë kolektive”.
Vehbiu e ilustron këtë edhe me rastin e Koço Kokëdhimës dhe shkruan:
“Në një debat online të para ca ditëve, ku diskutohej katapultimi i botuesit Koço Kokëdhima në krye të listave elektorale të PS-së, pashë se disa pjesëmarrës Koços në fjalë ia shkruanin emrin Koqo. Meqë ca prej këtyre e di me siguri se nuk janë nga Kosova, atëherë mund të supozoj, me po aq siguri, se grafia Koqo është ironike, dhe i thotë lexuesit: shih, unë po e shkruaj ashtu siç do ta thoshte/shkruante një kosovar, që ti ta kesh parasysh se kosovarët kanë një qëndrim të tyrin shumë specifik për këtë punë…Natyrisht, edhe këtu përshoqërimi i Koqo me fjalën koqe luan rolin e vet në ndërtimin dhe përcjelljen e efektit ironik…” a.n.
http://xhaxhai.wordpress.com/2013/05/15/q/#more-12664
Kuptimi i shibboleth:
Comments
Kjo e Koqos eshte me e bukur

Kjo e Koqos eshte me e bukur dhe eshte me domethenese se e Kaqit _Se Kaqin e perjashtuan nga partia ndaj nuk kane te drejte ti kekrojne llogari se ku do veje

Ndersa Koq-on e sollen brenda ne Lsite per ta bere depudet kur ky Koqia nuk kishte as teseren e PS-se, ishte komplet ...."ne autobuz" --Megjithse po ishte "ne autobuz" je i brendeshem per Edushken ...looooooooooooool

Kjo futja e Koqes pa radhe fare, ishte gjeja me e piste qe ka ndodhur ne politiken shqiptare, dhe eshte nje aryse jashtezakonisht e forte per te mos lejuar me vote keta njerez te papergjegjeshem qe i bejne listat me shoket e tyre te puneve te pista , te drejtojne Shqiperine ........

O raimond, Po ktheje gunen

O raimond,

Po ktheje gunen nga te vjen era qenka mire thua ti? kjo hedh poshte gjithe sistemin demokratik dhe konceptin e partise. Si mundet nje politikan qe gjithe karrieren e tij politike ka patur bindje te majta te kaloje sa hap e mbyll syte ne krahun e djathe? Thirrini mendjes e mos beni gomarin e saliut qe pellet sa here don baca.

mundet vlla mundet sepse

mundet vlla mundet sepse aktualisht PS me ate qe ka ne krye dhe me gjithe Koçot e bizneskoqet e tjera nuk është më socialisiste...

kshu eshte kur njerze te pa

kshu eshte kur njerze te pa shkolluar flasin dhe shkruajne larte e poshte, sa qe nuk dijne dhe te shkruajne emrat e personave!!! dhe ky islami shume njeri i peshtir dhe i poshter .

KA-QI KA-QI KA-QI ...... sa

KA-QI KA-QI KA-QI ...... sa te shkon kur te therrasin keshtu,fiks per nje njeri te ulet si ty nuk mund te kete nje perkufizim kaq te bukur. je i humbur o i shkrete,vetem greta kalamoni ta var....

censuruar

censuruar

ka qi pra....

ka qi pra....

Edhe me Greten, jo keq,

Edhe me Greten, jo keq, besoj, you know what I mean?

Na keputen keta me terma shkencore, keta shkencetaret e gjuhes qe mezi presin te na tregojne qe kane mesuar nje fjale te re. Nuk e kuptoj ç'justifikim tjeter mund te kete, kur ne vend te fjales "krahinorizem", "dialektizem" a ku di une çfare fjale tjeter, perdorin "shibboleth"; e vene kete fjale te shemtuar kutullaç si gjarper ne mes te tekstit, sa per te te terhequr vemendjen dhe mos te te lejuar te kuptosh pjesen tjeter te asaj qe shkruhet. Sartre do kish bere sepuku duke lexuar gjera te tilla. E shihni, edhe une dikam nje fjale te çuditshme...

Ja ke fut kot o bard se

Ja ke fut kot o bard se "krahinorizem", "dialektizem" nuk eshte njesoj si "shibboleth", prandaj me mire shko bej sepuku dhe na ben nder edhe ne.

Add new comment