Afrim Krasniqi për parlamentin e ardhshëm dhe për Sali Berishën

Afrim Krasniqi ka bërë një shënim në profilin e vet në facebook, të cilin e mbyll me vëzhgimin: “Në parlamentin e ri do të kemi vetëm një ish-të burgosur politik (Visar Zhiti) dhe 52 ish-anëtarë të Partisë së Punës, shumë ish-sekretarë të Komiteteve të Rinisë në rrethe apo të paktën 6 persona të akuzuar publikisht gjatë tranzicionit për bashkëpunim me policinë secrete; PS-ja nuk arriti dot të ndahet nga ‘xhaketat e vjetra’, kurse PD-ja vijon të sakrifikojë gjithçka në emër të pushtetit; madje në listën e saj parlamentare në Tiranë gjendet edhe një ish- deputet i PPSH-së (përveç Islamit)”.
Ndërsa në krye të shkrimit të vet rrëfen “takimin” e parë me Sali Berishën, që atë mot ish President i Republikës (nuk kuptohet pse fjalën “takim” e fut në thonjëza). Ka qenë viti 1993. Ja çfarë thotë Krasniqi: “E kam ‘takuar’ për herë të parë më 1993. Atëkohë Presidenti i Republikës telefonoi në redaksi dhe porositi një shkrim të ashpër kundër njeriut, që siç tha ai, ka pasur një dosje të madhe me aktivitet me Sigurimin e Shtetit. Ai e përmendi pseudonimin e tij, aktivitetin, disa nga emrat – viktima të raporteve të tij, etj. Shefat në redaksi zbardhën porosinë dhe nesër e lexova në gazetë. Pas 22 vitesh situata është përmbysur: shefi i gazetës është emigrant në Belgjikë, Presidenti është kryeministër, kurse njeriu me dosje e pseudonim është në një post me rëndësi të madhe zyrtare, madje politike, është mik me kryeministrin ish- president, e shoh vazhdimisht në krah të tij, dhe në media zë pritë kundër cilido që merr kurajën të kritikojë shefin kryeministër!!”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/15/si-po-perdoret-e-ka...
Re.Pu.
Add new comment