Ambasada amerikane rrëzon brenda 24 orësh një nga premtimet e para elektorale të Berishës

Ambasada ne Tiranë ka bërë një sqarim në lidhje me një kërkesë për të mësuar se si mund të hiqen vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sqarim thuhet se Programi i Udhëtimit pa Vizë ka një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar. Sipas ambasadës, në ligjin aktual kërkohet që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind. Në total janë vetëm 37 vende që mund të lëvizin pa viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Mes tyre janë vendet më të zhvilluara në botë, por jo të gjitha vendet e BE-së. Lista e vendeve rishikohet rregullisht.
Me reforma të thella ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën”, - tha dje Berisha në takimin për hapjen e fushatës elektorale në Durrës. a.n.
Comments
Hahaha!!! I mbeti ne fyt
<p>Hahaha!!! I mbeti ne fyt premtimi kriminelit...kujton se shqiptaret do te prisnin ambasaden amerikane t'ja dhiste ketij krimineli, kujton qe populli nuk e di qe vet ky kriminel Sali Berisha eshte shkaku dhe arsyeja qe Shqiperia po largohet akoma edhe me shume nga perendimi (Europa e USA). Vellezer derisa do t'a lejojme kete kriminel folklorik, kete vrases te pabese kete figure qesharake te tallet me ne.....????</p>
Add new comment