A është “në rregull” kjo kopertinë? Jo, thonë prifti dhe gazetari Gjergj Meta!

Kopertinën më sipër e diskuton në një shkrim në Mapo-n e sotme Gjergj Meta, këtë radhë me një ndjeshmëri po aq priftërore sa gazetareske, duke e nisur shkrimin me frazën “Mund të ishte e denjë për kopertinën e një reviste erotike me fantazi të shfrenuar...”
Meta konsideron se kjo kopertinë (fotograf A. Sallabanda) krijon një imazh të gabuar për përmbajtjen, ku gjendet një intervistë e motrave karmelitane në Nënshat të Shkodrës. Nga ana tjetër, pas kësaj kopertine, mundet që murgeshat të ndërpresin intervistat me gazetarët. Madje, ai sugjeron që një foto e vërtetë e motrave karmelitane mund të qe më interesante për kopertinën sesa “profili trishtues prej kufome të modeles së zgjedhur, e cila është e detyruar të veshë edhe rrobat kinse të një murgeshe...”
Meta i jep një përgjigje finale dhe pohuese dilemës nëse “forma, edhe ajo e jashtme, duhet të respektojë përmbajtjen”. Po, thotë ai. Duhet.
k.c.
i plotë:
http://www.mapo.al/2013/05/17/dy-murgesha-dhe-nje-foto-kopertine/
Comments
shume e bukur eshte, te
<p> shume e bukur eshte, te ishin murgeshat si kjo do besoja ne zot. Prtifti Meta flet si para 5 shekujsh...</p>
Ky eshte nje rast me shume i
<p>Ky eshte nje rast me shume i asaj qe ne anglisht i thone "pandering", dmth t'i ofrosh publikut gjera qe redaktori mendon se e perkedhelin, i hapin oreksin, nisur nga kenaqesia dhe terheqja e castit. Ne fakt, sado shitje te kish humbur revista ne fjale duke ofruar nje imazh real te nje murgeshe ne kopertine nuk ma merr mendja se do t'i shkaktonin ndonje dem financiar serioz. Perkundrazi, duke vendosur nje foto te nje murgeshe reale revista do tregonte se ka shtylle kurrizore, pra se prezanton murgeshen kur vjen fjala per murgeshat dhe modelen sexy kur vjen fjala per modelet. Me kete lloj kopertine ajo tregon se eshte media pa bosht, tejet e komercializuar e per te mos t'u marre seriozisht prej lexuesve.</p>
"Une dhe ti, murgeshe dy
<p>"Une dhe ti, murgeshe dy skaje te nje litari". S vlen me, gezohu Migjen kudo qe te jesh :)</p>
Po qe kur na u be prifti
<p>Po qe kur na u be prifti gazetar? Na quhen gazetar tashti gjite opinionistat qe shprehin mendimet e tyre neper gazeta. Ka mbaruar per gazetari ky apo ka bere shkollen fanceskane per prift? Po, ikni or tutje se na jane bere gaetarucet dhe shkrimatarucet me thase? Ky eshte thjesht nje prift opinionist qe si rri menderja dhe fut hundet ne politike! Ben mire te ndyshoje profesion, te bleje nje diplome tek Krystal per gazetari dhe te behet Gazetaruc e te shprehe mendimet e tij si ja do e bardha prapa_ _ ce! He mos beni _delete! Une censurova veten!</p>
Add new comment