Arkiv-Lajme

E paskan pasur seriozisht: Komisioni parlamentar i prekjes së veshit ka nisur të funksionojë

Postuar në 08 Maj, 2013 09:51

Komisioni më surreal që mund të mendohet në çështje të hetimit parlamentar ka nisur të funksionojë. Janë thirrur njerëz për të dëshmuar e shumëkush e ka marrë serioziosht, dhe ka shkuar. I pari ka qenë diplomati Egin Ceka, i cili ka dhënë dorëheqjen si diplomat aty, para Komisionit (Tema online kish publikuar ironikisht një foto të veshit të tij, që e kemi marrë dhe ne).

SHENIM: Sistemi na vret me palumturi

Postuar në 08 Maj, 2013 08:54

Çuditërisht një nga armët më të forta të sistemit është mbajtja e të varfërve në një nivel palumturie të vazhdueshme. Mafiet, thotë Roberto Saviano, e organizojnë jetën e tyre mbi palumturinë. Janë organizata që shumëfishojnë stërvitjen e palumturisë. Nisen nga principi se realiteti nuk ndryshohet, shkruan ai.

Shënim: Sa pikë përqindje i duhen Koalicionit të Majtë, për të shtuar nga një mandat në çdo qark

Postuar në 08 Maj, 2013 08:09

/sites/default/files/tabela3.PNG

Edi Rama po pritet nga shtetarë të vendeve të tjera; në fillim në Austri, e sot në Danimarkë

Postuar në 08 Maj, 2013 06:03

Edi Rama po kërkon, dhe e ka bërë në mënyrë të suksesshme deri më tani, një afirmim ndërkombëtar të vetvetes përpara se të bëhet kryeministër. Ka ditur, me sa duket, të aktivizojë miq të tijët ndërkombëtarë, sidomos ata të Internacionales socialiste.

Baze: Nano sponsorizohet nga Berisha; ndërsa lista e deputetëve të PD-së është e sponsorizuar nga fëmijët e Berishës

Postuar në 08 Maj, 2013 05:51

“Berisha po investohet për krijimin e një poli ‘Nano’”, mendon Mero Baze, dhe këtë gjë e thotë në një intervistë të dhënë për Ditën. “Sponsori i vetëm i lëvizjes Nano prej vitit 2011 ka qenë Sali Berisha. Në këtë rast është konkret. Ai po përsërit veprimet e viteve 2007, 2009 dhe 2011. Fatos Nano me sa duket vuan nga Sindromi i Stokholmit. Ka rënë në dashuri me persekutorin e tij.”

Në PD nuk pipëtin asgjë pas publikimit të listave; të gjithë janë dakord me kryetarin

Postuar në 08 Maj, 2013 04:51

Në PD ka një frymë subordinimi të çuditshme. Ndërsa në kampin e PS-së kanë plasur reagimet e qejfmbetjet, të cilat shpesh finalizohen me sulme në adresë të kreut të partisë, Edi Ramës. Ekziston solidariteti “ndaj kauzës”, por nuk kursehet kryetari, apo krerët e partisë. Ndërsa në PD, reagimi më i fortë ka qenë i Mark Markut, ku binte në sy një shqetësim i lehtë “ideologjik” (“PD-ja po zhvendoset majtas", thotë ai). Reagimet e tjera kanë qenë të tipit: “Ok, nuk jam në listë, por nuk ka asnjë dramë. Unë do punoj në fushatë për PD-në”.

Socialistët ‘vip’ reagojnë ndaj listës së kandidatëve; mbizotëron solidariteti “për kauzën”

Postuar në 08 Maj, 2013 04:20

Debati politik është zhvendosur në facebook, ku gjatë dy ditëve të fundit janë vënë re një numër reagimesh ndaj listave. Ja disa reagime socialistësh ‘vip’, të vënë apo të hequr nga listat:

Elisa Spiropali: “Nuk jam në politikë për ta kaluar kohën duke pritur të më heqin a vënë emrin nëpër lista. Prezenca ime në politikë, në krahun e majtë të politikës, në krahun e progresit, në Partinë Socialiste, buron nga vetedija ime dhe s’ka lidhje me pritje, kulisa apo lista”.

Ardian Vehbiu u jep munxët “këtyre të sotmëve”

Postuar në 08 Maj, 2013 04:01

“Këta të sotmit” titullohej shkrimi i fundit i Ardian Vehbiut, i publikuar si gjithnjë në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, dhe i gjithë shkrimi fillon e mbaron me vargane ‘aliterativë’, të cilat të bëjnë të mendosh se Vehbiu ka qenë plot zemërim në momentin që e ka shkruar artikullin që, si rrallë herë, ka vetëm një kryeradhë, atë të parën fare. E ka me atë që ka ndodhur këto ditë, me listat e kandidatëve për deputetë (vetë ngjarja politike nuk para zihet në gojë), me konvertime e prozelitizma politikë, me kërcime nga njëri krah në tjetrin, etj.

Blogu më i mirë në botë

Postuar në 08 Maj, 2013 03:37

Kina, India dhe Egjipti konsultohen së bashku, Rusia futet në koalicion me Turqinë dhe Gjermania kalon në momentin e fundit në anë të Ukrainës. Nuk bëhet fjalë për një seancë të rrëmujshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por për diskutimet e jurisë ndërkombëtare për ndarjen e çmimit  të Deutsche Welles Blog Awards (BOB) në Berlin. 15 ekspertë të internetit, në mesin e tyre aktivistë, blogerë dhe shkencëtarë përcaktojnë fituesit në gjashtë kategori. Pas shumë diskutimeve tani dihen edhe fituesit - të përzgjedhur nga mbi 4200 aplikime nga e gjithë bota.

Klani ‘Basha’ fiton kundër klanit ‘Topalli’?

Postuar në 08 Maj, 2013 03:36

Disa gazeta të sotme, si të ishin nën një komandë, i kanë mëshuar një lajmi tw vetwm. Me sa duket, është një gjë që nuk mund të mos u binte në sy. Dhe nuk është se janë gazeta të një krahu politik. Janë të të dy krahëve.

Për çfarë është fjala? Është fjala për lajmin që në thelb thotë se “klani i Lul Bashës fiton mbi klanin e Jozefina Topallit”, dhe me këtë i janë referuar faktit që një numër mbështetësish të Topallit janë hequr nga listat. Ka folur për këtë argument Shqiptarja.com, Mapo, Sot, etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme