Ardian Vehbiu u jep munxët “këtyre të sotmëve”

“Këta të sotmit” titullohej shkrimi i fundit i Ardian Vehbiut, i publikuar si gjithnjë në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, dhe i gjithë shkrimi fillon e mbaron me vargane ‘aliterativë’, të cilat të bëjnë të mendosh se Vehbiu ka qenë plot zemërim në momentin që e ka shkruar artikullin që, si rrallë herë, ka vetëm një kryeradhë, atë të parën fare. E ka me atë që ka ndodhur këto ditë, me listat e kandidatëve për deputetë (vetë ngjarja politike nuk para zihet në gojë), me konvertime e prozelitizma politikë, me kërcime nga njëri krah në tjetrin, etj. Ja si e fillon: “Këta politikanë, aktivistë, militantë, ish-kryetarë, ish-kandidatë për kryetarë, kandidatë për ish-kryetarë, të përjashtuar, gati të përjashtuar, të ripërjashtuar e të ripranuar; këta themelues e rithemelues, themeltarë e themelvënës, të gënjyer e të zhgënjyer, njerëz që kanë parë të vërtetën në sy, njerëz që kanë parë të vërtetën me sy, njerëz që kanë hequr të zitë e ullirit; ish-të mërguar, të degdisur, të dëbuar, të shkelmuar, të syrgjynosur, të ikur nga sytë këmbët; fëmijë dje haram e plangprishës, sot të falur e të rifalur; të gatshëm për të rifilluar, për të marrë e rimarrë hak e shpagë; njerëz të kthyer, të rikthyer e të riatdhesuar; të lindur sërish, born again homunculi, që kanë gjetur e rigjetur aspiratën, shpresën, dritën në fund të tunelit, busullën në këtë kohë stuhish; personazhe këmbëngulëse të një telenovele që rrotullohet ngadalë, ferris ëheel në horizontin e ndryshkur të politikës në Tiranë…”
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/05/07/keta-te-sotmit/#more-12611
Re.Pu.
Add new comment