Ekmeleddin Ihsanoglu: “Vendet islamike nuk janë të bindur që Kosova është aq sa duhet islamike”

Postuar në 10 Maj, 2013 13:24

“Arsyeja pse Kosovën nuk e kanë njohur shumica e shteteve islamike është hezitimi i tyre për shkak të përkatësisë suaj religjioze” – këtë e ka thënë para deputetëve të Kosovës akademiku e diplomati turk Ekmeleddin Ihsanoglu, Sekretari i Organizatës së Bashkimit Islamik, që është një nga më të mëdhatë në kuadrin e OKB-së.

Media e Prishtinës nuk i ka kushtuar shumë vëmendje këtij lajmi, por gazetari Gani Mehmetaj ka bërë një reagim të fortë me anë të një shkrimi, ku ai fillimisht ri-sjell në një formë më të kuptueshme frazën e Ihsanoglu-t. “Meqë kishin dyshime jemi a s’jemi myslimanë, shumica e shteteve islamike nuk e paskan njohur Kosovën”, ky është me fjalë më të thjeshta shpjegimi që miku nga Turqia i bën hezitimit të shumë vendeve islamike për të njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Mehmetaj, pasi nënvizon këtë fakt, polemizon fort me pohimin e diplomatit turk, apo thotë të vetën lidhur me qëndrimin e vendeve islamike ndaj shtetit të Kosovës. “E para, shteti i Kosovës është shtet i shqiptarëve. E dyta, është shtet laik e jo islamik. E treta, gjeografikisht është shtet i arealit evropian, e jo aziatik apo afrikan”, shkruan ai.

Dhe më tej: “Orienti ka prirje t’i korruptojë në shkallë të gjerë njerëzit me paratë që i shpërndan gjithandej dhe me privilegjet që po ua bën jo vetëm deputetëve, por edhe mediave, gazetarëve, zyrtarëve të ndryshëm, mjekëve etj. A reagoi ndokush kundër deklaratës së këtij zyrtari të lartë islamik? Nuk e lexova në asnjë gazetë të Kosovës, apo në televizione. Thua të jenë pajtuar? Nuk ma merr mendja, por islamikët duket e kanë gjetur ilaçin e heshtjes. Pjesa tjetër e njerëzve janë mësuar të heshtin edhe kur i fyejnë e denigrojnë, edhe kur i lavdërojmë më të rrallë.”

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në sitin ‘peshku pa ujë’: http://www.peshkupauje.com/2013/05/jemi-shtet-islamik-kosova

Re.Pu.

Comments

Submitted by Uk (not verified) on

Arabia Saudite qe eshte shtet fundamentalist islamik, e ka njohur Kosoven. Te na gjeje Gani Mehmetaj nje shtet me islamik se Arabia Saudite. Kush eshte , Siria e Bashar Asadit, qe po luftohet nga islamistet? Egjipti laik nuk e njihte Kosoven, kurse tani qe e qeverisin islamistet, po e njeh, keshtu deklaroi dje Hashim Thaci.

Lojerat e njohjes apo mosnjohjes se Kosoves nuk kane te bejne me Islamin apo Krishterimin, por me Rusine dhe Ameriken. Miqte e Rusise nuk e njohin, miqte e Amerikes e njohin.

Arsye fetare per mosnjohjen e Kosoves nuk ka as Vatikani , nje shtet 100% fetar, qe nuk e njeh Kosoven thjesht per politike, te mos i prishe marredheniet me Kishen Serbe.

Submitted by hasani (not verified) on

po pse ata njohen pavaresine e maqedonise, malit te zi, etj. Ata po dojne me ba kosoven si afganistani...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.