ESI përsërit mesazhin: Shkarkimi i Muhos ka qenë i paligjshëm

Postuar në 10 Maj, 2013 11:22

Siti balcanicaucaso.org ka intervistuar drejtuesin e institutit jo fitimprurës ESI (European Stability Initiative – Nisma për Stabilitetin Europian), Gerald Knaus. Organizata e tij ka nxjerrë një raport mbi Shqipërinë para disa ditësh, dhe mesazhet kryesore të këtij raporti u morën dhe u publikuan nga mediat e Tiranës (në raport kritikohej qartë vendimi i maxhorancës për të ndërruar anëtarin e KQZ-së, Muho).

Knaus përsërit të njëjtin mesazh: “Anëtarët e KQZ-së janë të emëruar politikisht dhe të votuar në parlament, [por menjëherë më pas] ata bëhen diçka tjetër, pak a shumë si anëtarët e Gjykatës Supreme në SHBA, të cilët [është e vërtetë që] zgjidhen nga Presidenti dhe Senati, [por menjëherë më pas] ata bëhen gardianë të rregullave”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.