Ju duket kjo si një çantë që ka brenda 584 fletë dokumenta?

Postuar në 09 Maj, 2013 07:07

A i ka dorëzuar PD listat përfundimtare të deputetëve në KQZ? Nëse po, pse është refuzuar dje një kërkesë e avokatit Gjoncaj pranë kryetares Lleshi për të bërë publike dokumentat e kandidatëve të PD-së? Pse nuk ka në media ende asnjë listë zyrtare të PD-së që të vijë në formën që kanë ardhur tashmë listat e partive të tjera? (listat zyrtare janë formularë tip – PD ende nuk e ka shpërndarë një të tillë). Njazi Kosovrasti (personi që “dorëzoi” dokumentacionin përkatës nga PD në 00.07 të datës 7 maj) a ka dorëzuar vërtet listat e mbyllura sipas ligjit apo një fletë të bardhë në të cilën ka marrë vetëm nr e protokollit të dorëzimit?

Pyetjet e mësipërme i ka ngritur e përditshmja DITA e cila raporton që ka dyshime të forta që KQZ (e mbetur vetëm me anëtarët e mazhorancës) është përfshirë në taktikat elektorale të Berishës. Sipas DITË-s që ofron edhe pamjet filmike të mbërritjes së Kosovrastit në KQZ, Berisha nuk ka dorëzuar lista përfundimtare, por ka fituar disa ditë kohë (listat shpallen zyrtarisht nga KQZ në 14 maj) për të bërë korigjime të reja bazuar tek impakti që do testohet këto ditë mbi listat PS-PD, vecanerisht në zonat e nxehta të votimeve.

“Pamjet e mësipërme janë marrë nga kronikat televizive të TCH dhe Vizion Plus  Shikojini me vëmendje këto pamje: Është Njazi Kosovrasti duke hyrë në KQZ në 00 e 07 minuta.A mendoni që në çantën që mban në duar gjenden 584 dokumenta?! (kaq është numri i dokumentave për 140 kandidatë) Kjo çantë nuk ka as peshën, as volumin që kërkon një sasi e tillë dokumentash. Shikoni në brendësi krahasimin e fotove me partitë e tjera – shkruan DITA duke dhënë disa foto nga dorëzimi i dokumentacionit të listave nga përfaqësuesit e PS, të cilët kanë hyrë në KQZ në mesnatën mes 6 dhe 7 majit me dy canta të fryra dhe një qese shtesë. Po të shohësh pamjet filmike i jep të drejtë dyshuesve: çanta e Kosovrastit dhe lehtësia me të cilën ai e lëviz atë nëpër duar duket qartë që nuk ka një sasi të tillë dokumentash në brendësi. (a.n.)

 

Shikojini këto pamje nga fundi:

http://vizionplus.al/listat-ne-kqz-ne-limitin-kohor/

Comments

Submitted by Seldi (not verified) on

<p>SALIU eshte i deshperuar i gjori. ska faj sdo iki vetem perj Kryeministrise por do shkoj direkt e ne Burg.</p><p>FOORCA PS&nbsp;&nbsp; JEPI EDI&nbsp; jemi te gjithe me ty</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Sinani (not verified) on

Po seldi po. Meqe edhe ti e paske vndosur te ike qenka e sigurt.

Submitted by lori (not verified) on

<p>Pyetjeve te mesiperme duhet ti pergjigjet kryetarja e KQZ-se.Ne kete rast eshte institucioni i saj pergjegjes dhe jo Saliu.I thone nje fjale:Saliu gjen shesh pa ben pershesh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.