Shkrihet AK-ja në Gjirokastër. Pretendohet se kanë qenë 2500 anëtarë. Të jetë e vëtetë?

Disa site online kanë dhënë lajmin se është shpërbërë AK-ja e qarkut të Gjirokastrës, dhe këtë e bazojnë në atë që ka thënë kreu i kësaj lëvizjeje për jugun e Shqipërisë, Vioment Karagjozi, në një intervistë për televizionin A1 Report. Ky i fundit thotë se është shkrirë dega në Gjirokastër e në dy rrethe të tjera. “Unë sot zyrën e deklaroj të mbyllur”, është shprehur ai, që jep dhe një shifër të anëtarësisë së AK-së, e cila është çuditërisht shumë e madhe. “Kanë qenë 2500 anëtarë”, rrumbullakos ai shifrën. Nivele të tilla mobilizimi militantësh e anëtarësh partie kanë vetëm dy partitë e mëdha të vendit, e kjo – nëse është e vërtetë – flet për hovin që ka pasur AK-ja në momentin e parë.
Karagjozi thotë në fund, se “votat tona, që të mos shkojnë dëm, do të kalojnë për koalicionin e majtë”.
Re.Pu.
Comments
Figura e aderuesit ne AK

Figura e aderuesit ne AK eshte figure e mirefillte e nje anafalbeti funksional. Si te tille, nuk e kane shume idene se çfare thone dhe kete e kane vertetuar ne te gjitha rastet e mundshme. Po ashtu edhe me numrat kane treguar se nuk e kane shume idene se çkuptim kane zerot e shumta qe i fusin pa teklif nga pas numrave. Vete kryetari i tyre dhe ne faqen e tyre zyrtare flisnin per qytetare nderi te amerikes te nisur nga nje cope letre e mare ne nje restorant peshku nga nje shoqate shqiptare. Pastaj kishte 1 milion anetare qe kishin paguar te gjithe nga 10 euro. 3-4 alabake digjnin ndonje flamur grek tek ndonje monument turk dhe flitej per tubim mijera vetesh. nje dore biondesh nga kosova e maqedonia qe kercenin ne bulevard, na i komentin si miting me 1 milion njerez. Ketu nuk flitet per propagande elektorale se propaganda do gjithnje nje baze reale per tu mbeshtetur, po thjesht per nje anafalbetizem real total funksional.

E zhberi Kreshnik Spahiu ate

E zhberi Kreshnik Spahiu ate qe ndertoi ne 2 vite brenda nje nate, qe harram e paste!

Mire beri Karagjozi qe iku

Mire beri Karagjozi qe iku nga partia e karagjozit.

Akoma egziston akz. Shkrirja

Akoma egziston akz. Shkrirja e saj eshte dicka qe e kerkon natyra. Pas saj dhe Frd se shpejti. Ishalla nuk votojne frd tashme ketyre qe u ka hup partia rruges.

ai karagjozi me duket se

ai karagjozi me duket se qenka vertete karagjoz. Jam e bindur qe as qe e ka idene se çfare do te thote nje antaresi prej 2500 vetash.

Shko, or çun e lag gurmazin me nje tas groshe.

Me demek ky KARAGJOZI na u be

Me demek ky KARAGJOZI na u be SERIOZ...kaloi nga aleanca e Leshnik Spathiut ne ate te Rilindjes se 1 Prillit???

Add new comment