Mijra emra të dubluar dhe pa adresë në listat zgjedhore; por socialistët japin garanci se e kanë situatën nën kontroll

Postuar në 09 Maj, 2013 10:45

Socialistët kanë denoncuar problemet me emrat e dubluar dhe me ata pa adresë të saktë zgjedhore. “Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë të saktë zgjedhore“, ka thënë Bledar Çuçi.

Janë shifra që ta bëjnë manipulimin një lodër fëmijësh, por eksperti për problemet zgjedhore, Çuçi ka evituar tonet dramatike. Ai ka dhënë garanci se PS-ja është në gjendje të bllokojë zgjedhësit e dubluar që të votojnë më shumë se njëherë: “PS-ja e ka të gjithë informacionin e detajuar të 25 874 zgjedhësve të dyshuar si të dubluar në lista se ku ndodhen, ku janë të regjistruar fiktivisht, kush e ka marrë dokumentin e identitetit, në çfarë qëndre votimi janë të regjistruar dhe cilës familje i përkasin si të dubluar. Ne kemi informacionin e plotë dhe garantojmë që asnjë nga këta zgjedhës nuk do të kenë mundësi që në datën 23 qershor të votojë më shumë se një herë, për shkak të të qenurit të tyre si të dubluar në listën e zgjedhësve”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

<p>Mendoj se opozita duhet t&#39;i shkurtoje pak shpenzimet per printimin e reklamave lejla dhe te shtoje nje ze ne shpenzimet buxhetore: Botimin nje ore e me pare, ne te gjitha gazetat, rrjetet sociale dhe kudoqofte, te gjithe listes se emrave qe jane te dubluar, ne menyre qe qytetaret te kene mundesi te verifikojne emrat e tyre te dubluar. Kjo per dy arsye, e para sepse mund te kete emra ne liste qe nuk e dine nje gje te tille, por mund te abuzohet me to; dhe qofte edhe nje i vetem i tille, ia vlen publikimi; dhe e dyta te njoftohen te gjithe se dispozitat ligjore ne vend e denojne kete dhe njerezit te jene te ndergjegjshem se po votuan dy here, do te denohen!</p>

Submitted by Alma (not verified) on

Po mire, ndonje gazetar ka qe ta verifikoje kete apo socialistet kane monopolin e te vertetes?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.