Albin Kurti: Qeveria Thaçi lëshon pe në dialogun me Serbinë se është e shantazhuar me hapjen e dosjeve të korrupsionit e krimit

Vetëvendosje qendron stoike në mospranimin e marrëveshjes me Serbinë, sepse bisedimet sipas tyre janë duke u zhvilluar pa kushte për Serbinë dhe për çështje të brendshme të Kosovës. Madje, ata kanë hedhur sot në Rahovec akuzën se qeveria e Thaçit është e detyruar të vazhdojë bisedimet për shkak se është e shantazhuar me hapjen e dosjeve për krim dhe korrupsion.
“Lëvizja Vetëvendosje! është e bindur se duhet t’i angazhojmë e mobilizojmë sa më shumë qytetarët e Kosovës, sepse shpresa e këtij vendi janë njerëzit e këtij vendi, është populli i këtij vendi dhe jo Qeveria, e cila për të mos ua hapur dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit po lëshon pe në dialogun e Brukselit, ku Kosova është edhe palë edhe temë, me ç’rast kushtet që është dashur t’i vihen Serbisë nuk janë as tema të bisedimeve”, ka thënë Albin Kurti sipas Kosovapress.
Dosje korrupsioni e krimi? Baronesha Ashton me siguri nuk di gjë.
k.c.
Comments
"sepse shpresa e këtij
<p> "sepse shpresa e këtij vendi janë njerëzit e këtij vendi, është populli i këtij vendi dhe jo Qeveria,"</p><p>Sa per polpullin e ketij vendi, Kosova kishte mbete edhe 100 vjet nen Millosheviqin.</p><p>Prandej mblidh menden o Albin e prano çka vendosin ata qe ju kan shpetue nga Millosheviqi.</p>
Add new comment