Shekulli thotë se “Leka Meksi do bëjë fushatë për PD-në”; por lajmi është i pavërtetë

Postuar në 04 Maj, 2013 04:52

Shekulli i sotëm kish një lajm (në faqen 5) me titull “Meksi, fushatë për PD-në në Tiranë”. Meksi? Meksi Aleksandër? Ish kryeministri i Shqipërisë në periudhën 1992-1997? Po, për këtë është fjala. Në shkrim thuhet se Meksit i kanë bërë dhe kërkesën që të kandidojë për PD-në (nga dëshira për të krijuar idenë se PD-ja është bashkë e tëra si në vitin e largët 1992), por ish kryeministri nuk ka pranuar kandidimin; lihet të kuptohet se i ledhatuar nga kjo vëmendje ka pranuar, megjithatë, të japë kontributin e vet në funksion të fitores së partisë “së vet”. Shkurt, ka pranuar të marrë pjesë në fushatë. “Dhe nëse PD-ja fiton zgjedhjet, Meksi do të jetë një nga këshilltarët kryesorë të Berishës”, thuhet në fund të këtij lajmi.

Është një lajm që mund të besohet? Pse jo? Edhe rikthimi i Selamit ishte i pabesueshëm. Edhe lëvizja e Shehit po ashtu. E megjithatë, ky lajm është i pavërtetë. Burime të sigurta të respublica-s na thonë se “nuk ka pasur asnjë kontakt mes Meksit dhe PD-së”, dhe se “nuk ka pasur asnjë ofertë bashkëpunimi të PD-së për Meksin”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ka nje diference abisale midis Ed Selamit dhe Aleksander Meksit. Gjithashtu midis Dash Shehit dhe Meksit. Ndoshta Zaloshnja e ca te tjere qe u ka mbetur qejfi qe nga ditet e dhjetorit 1990 (ose pas referendumit te 1994) akoma nuk e kane te qarte.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shekulli i Kocos ka ik per lesh mos e merrni seriozisht nje gazete eqe eshte kaandisur ne 5000 kopje ne te gjithe vendin</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.