Arkiv-Lajme
Pse e tremb Berishën rikandidimi në Kavajë?
Sipas te perditshmes Gazeta Shqiptare kreu i PD nuk do të kandidojë më në Kavajë, por në zgjedhjet e 23 qershorit, emri i tij do të jetë në fletëvotimet e qarkut të Durrësit. Kreu i qeverisë do kandidojë në qytetin bregdetar të Durrësit dhe do të kryesojë i pari në listën e deputetëve, i ndjekur nga Eduart Halimi, ministri i Drejtësisë, i cili është edhe kreu i shtabit elektoral të PD në Durrës. - shkruan gazeta në fjalë.
Thaçi, spiun serb (sipas serbëve)
Kanë qenë mediat serbe që kanë nxjerrë një informacion pak të sikletshëm, faktin që Thaçi mund të jetë spiun serb. Gazeta “Kurir” duke iu referuar arrëveshjes shkruan se ai “tradhtoi” shtetin mëmë, atë për të cilin ka punuar si agjent!
Titulli i shkrimit ët botuar në gazetën e përditshme serbe është: ”Rreptësisht konfidenciale: Thaçi ishte spiun serb”!”. Ndër të tjera, në artikullin e përcjellë nga mediumet shqip, Kurir shkruan:
Meta në Athinë: u ndamë si xhentëllmenë me PD. Berisha ra viktimë e pasionit të tij për pushtet
Në një takim luksoz elektoral në Athinë (luksoz, gjykuar nga mbulimi live mediatik, fat që nuk e kanë pasur as takime më të rëndësishme) Ilir Meta ka thënë para emigrantëve të mblehur për ta dëgjuar se koalicioni i 2009-s ishte i imponuar, ndërsa largimi nga koalicioni me PD dhe hyrja në një koalicion parazgjedhor me PS, u bë në mënyrën më të kulturuar, por sipas Metës, Berisha nuk mundi t’i rezistonte pasionit të shfrenuar për pushtet duke lëshuar një lumë akuzash ndaj LSI
Fundjavë batatuash kulinare: Olldashi për Majkon, “karavidhe”, Majko për Olldashin, “mendon se është bërë dash”
Në një postim në FB që u përforcua në mediat e fundjavës, Sokol Olldashi bëri një batutë agresive kundër Ramës duke përfshirë në të edhe Pandeli Majkon (që e quajti “karavidhe”). Shkruante Olldashi dje:
FRD nxjerr listat për deputetë. Topi e Biberaj në Tiranë, Oketa në Durrës
Panorama ka botuar sot emrat kryesorë në listën e deputetëve të FRD, gati një javë para se të mbyllet afati zyrtar për paraqitjen e tyre. Gazeta vëren që në lista janë dhe 5 ish-deputetë të PD.
Në Tiranë listën e kryeson Bamir Topi dhe pas tij vjen Aleksandër Biberaj (nënkryetar i FRD).
Në Durrës, listën e kryeson Gazmend Oketa dhe Sami Gjergji.
Në Dibër, Sali Shehu (ish Deputet i PD)
Në Vlorë, Daut Gumeni dhe Aleksandër Flloko (ish-Sekretar i Përgj. i Presidencës)
Agim Koçillari akuzon se Spahiu “nuk të fuste kandidat për deputet pa pasur 100 mijë euro”
Mbrëmë u hap “kutia e Pandorës” në AK dhe sot të tërë mediat janë fokusuar tërësisht në deklaratat e të dorëhequrve, sikurse dhe të mbeturve në Parti.
Ish-Sekretari për Çështjet Shëndetësisë në AK-së, profesor Agim Koçillari, ka dhënë një intervistë për Plarent Sheun te gazeta Shekulli e sotme ku akuzon se Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu iu ka kërkuar nga 100 mijë euro për t’i futur në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Thotë Koçillari:
Spahiu thyen heshtjen: “Nuk kërkuam deputetë!” Dhe përdor termin “rrahje" të diplomatit shqiptar nga Rama
Kreshnik Spahiu ka thyer heshtjen për gazetën Panorama, duke shpjeguar arsyen e mos-hyrjes në koalicion me PS. Ai flet për një trajtim me standart të dyfishtë karshi LSI-së:
“...ndërkohë që LSI-së iu bë ftesë për ndarje pushteti nga ana e PS-së, për ta ngritur pushtetin së bashku, AK-së iu bë presion i hapur. Ne kërkuam që ftesë të ngjashme ashtu si LSI, por kjo ftesë nuk erdhi kurrë...” thotë Spahiu.
I pyetur për “pazaret” e koalicionit, ai mohon të jenë kërkuar deputetë:
Kreshnik Spahiu, sipas Ago Nezhës
Ago Nezhën që ka bërë divorcin me Aleancën Kuqezi, gazetat e kualifikojnë si “sekretar për çështjet e Bujqësisë në Aleancën Kuqezi, Kryetar të shoqatës atdhetare kulturore ‘Labëria’, dhe akademik”. Ai ka shkruar sot një artikull të publikuar në Dita, ku bën denoncime të forta në adresë të Kreshnik Spahiut, që “vjen nga Saliu e shkon te Saliu”. Në shkrim, Nezha vë në gojën e Spahiut një shprehje prej xhambazi: “unë e shes shtrenjtë përfaqësimin në parti; po s’fitova nga aktiviteti politik, nuk kam pse qëndroj në krye të partisë”.
Njërës nga vajzat e Pussy Riot gjykata ruse i mohon lirimin me kusht, sepse “nuk përshëndeti një roje”
Njërës prej dy anëtarëve ende të burgosura të grupit punk rus Pussy Riot, iu mohua dje lirimi i parakohshëm nga një gjykatë ruse, që do të thotë se ajo do të vazhdojë të kryejë dënimin e saj dyvjeçar për pjesëmarrjen e vet në shenjë proteste grupit të saj në një “lutje punk" kundër presidentit Vladimir Putin.
Analfabetizmi funksional në masën 57%: 15 vjeçarët shqiptarë nuk kuptojnë atë që lexojnë
Gazetat e sotme i referoheshin një raporti të Bankës Botërore lidhur me gjendjen e arsimit në vende të ndryshme të botës, Shqipërisë gjtihahstu, dhe kishin dalë në faqe të parë me tituj të tipit: 57% e adoleshentëve shqiptarë janë analfabetë. Në fakt, bëhet fjalë për ‘analfabetë funksionalë’, dmth për të rinj që dinë të lexojnë e të shkruajnë, por që nivelin e alfabetizimit e kanë të tillë, që nuk u shërben për asgjë në rropatjet për të jetuar.