Fundjavë batatuash kulinare: Olldashi për Majkon, “karavidhe”, Majko për Olldashin, “mendon se është bërë dash”

Në një postim në FB që u përforcua në mediat e fundjavës, Sokol Olldashi bëri një batutë agresive kundër Ramës duke përfshirë në të edhe Pandeli Majkon (që e quajti “karavidhe”). Shkruante Olldashi dje:
“Por, çudinë e madhe Rama e bëri gjetkë. Premtoi se do të ndërtoje një autostradë të kaltër, në det, nga Mali i Zi në Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos për guxim, nëse është guxim dhe jo gjë tjetër… Pandi tha dikur se do ndërtonte një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otranton, ky do ndërtojë një autostradë detare gjashtë herë më të gjate se tuneli i Majkos. E kuptoni që ky është më karavidhe se Pandi i shkretë!!!”
Sot, Pandeli Majko i është përgjigjur duke bërë ojë fjalësh me mbiemrin. Shkruan sot Majko në FB:
“Të lajthitur” dikur më quajtën edhe kur deklarova idenë e tunelit të rrugës durrës-Kukës. Sot projekti “TAP” i gazit që do të lidhi Shqipërionë me italinë fqinje dhe mike është vetëm fillimi i “tunelit’ nënujor që do të lidhi dy vendet tona. Është kompliment të akuzohesh pse ke ide dhe ëndrra për të ardhmen e vendit tënd. Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!”
k.c.
Comments
E kane gjetur kollaj
<p>E kane gjetur kollaj gazetaret me fb: mjafton te vizitosh faqet e politikaneve dhe sajohet lajmi.</p>
Add new comment