Arkiv-Lajme

Berisha: Rama ka ushtruar dhunë brutale e shtazore; PS-ja e mohon: Ka qenë Ceka që ka lëshuar fjalë kundër opozitës

Postuar në 25 Prill, 2013 09:55

Disa organe mediatike kanë dhënë lajmin e një përplasjeje mes Edi Ramës e Egin Cekës, diplomatit që gazetarët parapëlqejnë ta identifikojnë si të birin e Neritan Cekës (në fakt, është i biri). Duket se një ballafaqim mes tyre ka ndodhur në takimin që Rama ka pasur me diplomatë në Akademinë politike të Vienës. Sipas Edit Harxhit, zv.ministres sonë të jashtme, “në fund të bisedës, diplomati Egin Ceka është afruar pranë Ramës për të biseduar në lidhje me një pikë, siç është vota e emigrantëve nëpërmjet ambasadave.

Ermelinda Meksi jep lajmin e keq: “Po marrim borxhe për të paguar rrogat”

Postuar në 25 Prill, 2013 08:48

Lajmi bombë vjen nga anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Ermelinda Meksi. Në një intervistë për televizionin Top-channel, ajo na bën me dije lajmin më të keq që mund të merrej në këtë fushatë elektorale.  “Po marrim borxh për të mbuluar rrogat e buxhetorëve”, thotë ajo.

Gazetari Ernest Bunguri nervozon Doris Pack-un; por i merr përgjigjen e duhur, megjithatë: “Berisha ka gabuar me KQZ-në”

Postuar në 25 Prill, 2013 08:33

Gazetari Ernest Bunguri ka intervistuar për Top-channel-in europarlamentaren Doris Pack, shumë të njohur në Shqipëri, lidhur me situatën e krijuar pas zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, Muho. Por e ka shkelur në kallo, teksa i ka bërë pyetjen: “Ju keni këshilluar, apo mbrojtur në momente të vështira Kryeministrin Berisha; cila është këshilla juaj për të dhe si mund të ndryshohet kjo situatë”?

As Enver Hoxha nuk u fliste nxënësve të shkollave tetëvjeçare për armiqtë e tij e të partisë së tij - shkruan Nano

Postuar në 25 Prill, 2013 07:08

Nuk po bëjnë më përshtypje ca sjellje publike e politike të Berishës, që lëndojnë haptazi deontologjinë e profesionit të politikanit në një demokraci liberale; në mos, prishin e komprometojnë ca rregulla të qarta të lojës elektorale; në mos akoma, janë një dhunim flagrant i ligjeve të këtij vendi.

Keni ngatërruar faqe për të gjetur ‘tradhtarë’ - u shkruan Majko "patriotëve" në FB

Postuar në 25 Prill, 2013 05:20

Pandeli Majko, u ka shpjeguar komentuesve të tij në rrjetin Facebook praninë e ish-presidentit serb Boris Tadiç në konferencën rajonale të Partisë Socialiste Europiane:

“Këto janë dëngla! Ke ngatërruar faqe për të gjetur ‘tradhtarë’! - i shkruan ai njerit prej komentuesve dhe shton:

Komentatorët zhbirilojnë në vendimin e AK-së për të dalë më vete në zgjedhjet e 23 qershorit

Postuar në 25 Prill, 2013 03:48

Janë disa vetë që kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me vendimin e djeshëm të Spahiut. Vladimir Karaj që shkruan për Mapon, në tentativën për të shpjeguar kandidimin më vete të Kreshnik Spahiut, thotë se “ai gjeti një pretekst për të refuzuar Ramën, por {arsyet janë të tjera]”, dhe teksa duket se nuk përjashton asnjë variant, ai i mbahet më shumti tezës së protagonizmit të Spahiut, që nuk do të gjente hapësirë për t’u shpalosur në një koalicion me 40 parti.

Vendimi i AK-së sipas Bashkurtit

Postuar në 25 Prill, 2013 03:20

Dje pasdite u tha se mosdakordësi me vendimin e Spahiut kanë patur veçanërisht dy nga figurat kryesore të AK-së, Lisen Bashkurti dhe Myslim Pashaj. Por gjatë orëve të mbrëmjes pozicionet janë zbutur. Në një lidhje telefonike me “News 24” Bashkurti deklaroi:

KQZ-ja do të mbetet mollë sherri deri në fund?

Postuar në 25 Prill, 2013 02:54

Ka dalë lajmi se kryeministri Berisha ka vetëm një opsion zgjidhjeje për çështjen e KQZ-së: të rikthehen anëtarët e dorëhequr të KQZ-së. Kjo është mënyra, me të cilën ai i është përgjigjur kërkesave që po i vijnë nga shumë anë për të bërë të mundur, tok me partitë e opozitës, një rikompozim të KQZ-së nga e para.

Shënim: Pse u zhgënjeva nga Kreshnik Spahiu

Postuar në 25 Prill, 2013 01:26

Është e vërtetë se Aleanca Kuqezi ka patur kuota të larta në sondazhe, si publike edhe private. Është e vërtetë se fushata e saj nacionaliste, paçka se folklorike, ndikoi në të gjithë politikën shqiptare, për t'i trajtuar më shpesh çështjet kombëtare. Është e vërtetë se teza e saj e kufizimit të mandateve ekzekutive e legjislative solli një risi në debatin politik shqiptar. 

Edi Rama i përgjigjet Kreshnik Spahiut dhe e quan … sorrë, xhuxhmaxhuxh, sharlatan i Saliut

Postuar në 24 Prill, 2013 15:54

Ka folur dhe Edi Rama për vendimin e AK-së, më saktë të Kreshnik Spahiut për të dalë më vete në zgjedhje. Emërtimi “Sorrë’ në adresë të Spahiut në prononcimin e Saimir Tahirit menjëherë pasi doli lajmi i kandidimit më vete për AK-në paska qenë në fakt i Edi Ramës. Ose këtij të fundit i ka pëlqyer aq shumë kur ka dalë nga goja e Tahirit sa e ka huazuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme